TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Manita” e Kosovës në fund të një cikli të vështirë

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
“Manita” e Kosovës në fund të një cikli të vështirë

22:34 “Manita” e Kosovës në fund të një cikli të vështirë

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka shfaqur potencialin e saj në ndeshjen ndaj Qipros. Të martën mbrëma në “Fadil Vokrri”, Kosova fitoi bindshëm, 5:1 ndaj Qipros. Futbollistët e Kosovës kanë dominuar plotësisht dhe paraqitjen impresive e kanë kurorëzuar me fitore të lartë.

Kosova ka përfunduar e dyta në Grupin 2 të Ligës C të Ligës së Kombeve. I mblodhi nëntë pikë në gjashtë ndeshje. Grupin e ka fituar Greqia me 15 pikë. Kosova edhe në edicionin e ardhshëm do të luaj në Ligën C të Ligës së Kombeve.

Florent Muslija shënoi gol të bukur në minutën e 22-të për 1:0. Ai realizoi me goditje nga zona. Në fund të pjesës së parë (45+1’), Kosova e shënoi golin e dytë. Ishte Donat Rrudhani që realizoi pas asistimit të Vedat Muriqit.

Në pjesën e dytë Kosova ishte edhe më bindëse. Menjëherë në minutën e 47-të Elbasan Rashani shënoi për 3:0. Ai përfitoi pas një topi të kthyer. Fillimisht goditi Muriqi.

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi shënoi për 4:0 në minutën e 52-të, ndërsa realizoi gol të bukur me goditje me kokë në minutën e 84-t për rezultatin 5:1. Valentin Roberge shënoi golin e vetëm për Qipron, në minutën e 81-të.

Kosova tani mund të bëhet gati për kualifikimet për Euro 2024. Kundërshtarët i mëson pas disa javësh, ndërsa ndeshjet e para i luan në mars. Dhe fitorja bindëse ndaj Qipros do të shërbejë që atmosfera të jetë dukshëm më e mirë.

22:27 Muriqi shënon për 5:1

Vedat Muriqi e ka shënuar edhe një gol për Kosovën ndaj Qipros.

Muriqi shënoi për 5:1 në minutën e 84-t. Ai shënoi me asistim të Milot Rashicës.

22:25 Qipro shënon golin e parë

Qipro ka shënuar golin e parë në ndeshjen ndaj Kosovës.

Për 4:1 ka shënuar Valentin Roberge në minutën e 81-të. Ai shënoi gol të bukur me goditje nga zona

Qipro ka arritur të shënoj golin e parë ndaj Kosovës. Goli për mysafirët erdhi në minutën e 81-të me realizator mbrojtëso

21:58 Muriqi shënon për epërsinë e lartë te Kosovës

Kosova po udhëheq 4:0 ndaj Qipros. Në minutën e 52-të, Vedat Muriqi ka shënuar me këmbën e djathë brenda zonës.

Sulmuesi shtatëlartë shënoi pas një asistimi nga Florent Muslija

21:52 Kosova po udhëheq 3:0

Kosova po udhëheq 3:0 ndaj Qipros. Menjëherë në minutën e 46-të, Elbasan Rashani ka shënuar me goditje nga zona.

Fillimisht Vedat Muriqi qëlloi shtyllën, ndërsa nga topi i kthyer përfitoi Rashani.

21:35 Kosova udhëheq me epërsi të dyfishtë ndaj Qipros pas pjesës së parë

Kosova po udhëheq 2:0 pas pjesës së parë në ndeshjen ndaj Qipros. Është Florent Muslija që ka shënuar golin e parë në minutën e 22-të. Për 2:0 shënoi Donat Rrudhani në minutën e parë të kohës shtesë (45+1’).

Me fitore, Kosova siguron pozitën e dytë në grupin C2 të Ligës së Kombeve.

Kosova ka dominuar në fushë ndaj qipriotëve, ndërsa ka krijuar shumë raste.

21:31 Gol tjetër i Kosovës

Kosova po udhëheq 2:0 në ndeshjen ndaj Qipros. Është Donat Rudhani që ka shënuar në fund të pjesës së parë (45+1’).

21:07 Kosova në epërsi ndaj Qipros

Kosova ka kaluar në epërsi ndaj Qipros.

Në minutën e 22-të gol të bukur shënoi Florent Muslija.

VIDEO:

19:15 Formacionet zyrtare, Kosova me disa ndryshime në sfidën me Qipron

Kosova sonte ballafaqohet me Qipron në kuadër të Grupi 2 të Ligës C në Ligën e Kombeve.

Ndeshja mes “dardanëve” dhe qipriotëve do të luhet nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.

Trajneri Alain Giresse në këtë sfidë ka bërë disa ndryshime në formacion me ndeshjen e kaluar. Në portë do të jetë Samir Ujkani, pasi Aro Muriç është lënduar, derisa në mbrojtje është kthyer kapiteni Amir Rrahmani i cili është rikoperuar. Ndërsa tek mesfusha në vend të Dreseviq do të jetë fazliji, kurse të sulmi në vendin e Rashicës do të jetë Arbër Zeneli.

Edhe në këtë sfidë nga fillimi i takimit nuk do të ketë në formacionin bazë lojtarë të Superligës.

Formacioni startues i Kosovës: Ujkani; Hadërgjonaj, Rrahmani, Kryeziu, Rrudhani; Fazliji, Muslija, Celina; Rashani, Muriqi, Zeneli. /Tëvë1/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Federata e Volejbollit përfundon kursin për trajner “FIVB Coaches Course”

Federata e Volejbollit përfundon kursin për trajner “FIVB Coaches Course”

Barcelona i beson talentit 16-vjeçar, i cili u transferua në Kataluni së bashku me familjen e tij

Barcelona i beson talentit 16-vjeçar, i cili u transferua në Kataluni së bashku me familjen e tij

Klubet kosovare të basketbollit njohin kundërshtarët për Kupat e Evropës

Klubet kosovare të basketbollit njohin kundërshtarët për Kupat e Evropës

Tifozi i “çmendur” me fanellën e Messit futet mes turmës dhe provokon tifozët e Anglisë

Tifozi i “çmendur” me fanellën e Messit futet mes turmës dhe provokon tifozët e Anglisë

MINT njofton për punime në autostradën “Ibrahim Rugova”

MINT njofton për punime në autostradën “Ibrahim Rugova”

Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshje për identifikimin elektronik

Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshje për identifikimin elektronik

DASH mund të kërkojë nga aplikantët për vizë garanci deri në 15 mijë dollarë për të hyrë në SHBA

DASH: Dialogu Strategjik me Kosovën kur të përmbushen kushtet dhe zotimet ndaj serbëve

​Terras për deklaratën e ministres serbe: Skandaloze, kjo vërtet shkatërron besimin në dialog

​Terras për deklaratën e ministres serbe: Skandaloze, kjo vërtet shkatërron besimin në dialog

Pritje deri në 1 orë e 30 minuta në kufi, mërgimtarët bllokohen te Dheu i Bardhë

Kufijtë e Kosovës me qarkullim normal, pritjet zgjasin vetëm disa minuta

​Parashikimi i motit për sot

​Moti sot, temperaturat deri në 32 gradë Ceslius

Shkodra vlerëson se kriza në LDK do të thellohet pas Kuvendit të jashtëzakonshëm

Shkodra vlerëson se kriza në LDK do të thellohet pas Kuvendit të jashtëzakonshëm

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën