TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Mandati i Lajçakut si lehtësues i dialogut vlerësohet i dështuar

by TËVË 1
1 vit ago
0
A A
Lajçak për moszbatimin e marrëveshjes: Palët s’janë të gatshme për normalizim

E pasuksesshme dhe e dështuar po vlerësohet puna katër vjeçare e diplomatit sllovak, Mirsolav Lajçak, si ndërmjetësues i dialogut, Kosovë – Serbi.

Katër muaj para se ta përfundojë mandatin si lehtësues i dialogut, Lajçak kritikohet për njëanshmëri dhe qasje jokorrekte në dialog.

Njohësit e procesit të dialogut thonë se përgjatë mandatit të tij nuk pati normalizim të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, përkundër arritjes së marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit.

Analisti politik, Fidan Ukaj thotë për KP se puna e Lajçak ka qenë një dështim në dialog.

“Për katër vite nuk patëm normalizim, përafrim, ndodhi një sulm terrorist në veri dhe nuk u arrit nënshkrimi i atij akordimi në Ohër. Tani po e shohim se pala serbe insiston do të jetë selektive në implementimin e marrëveshjeve të dakorduara duke i dërguar edhe letra BE-së se nuk do të zbatojë marrëveshjen në tërësinë e saj”, thotë Ukaj.

Të pasuksesshëm rolin e Lajçak në dialog e kualifikon edhe profesori universitar, Dorajet Imeri.

Sipas tij, marrëveshja e Brukselit e Aneksi i Ohrit nuk janë meritë e Lajçak, pasi janë arritur me përfshirje direkte të Francës e Gjermanisë.

“Konsideroj si të pasuksesshëm për të mos thënë dështim. Angazhimi i tij në këtë dikaster të rëndësishëm për BE-në nuk ka prodhuar zgjidhje. Ajo çka ka ndodhur në mes të palëve ka qenë jo vetëm faji i tij por lidhet me angazhimin e tij. Palët janë tepër të tensionuara në raportet mes tyre. Është e vërtet se Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje në Bruksel, kjo nuk do mend se pa angazhimin e Gjermanisë, Francës dhe ShBA-së kjo gjë nuk do të arrihej sa për angazhimin e Lajçak”, shton ai.

Derisa nuk dihet se kush do te pasojë Lajçakun, analisti Ukaj thotë se ndërmjetësi i ardhshëm në dialog duhet të ketë besimin e të dy palëve dhe duhet të vjen nga një vend njohës i Kosovës.

“Një fasilitues një ndihmues i procesit të dialogut duhet të ketë besimin e dy palëve. Besimi i palës kosovare te Lajçak ka munguar. Urojmë që fasilituesi i ardhshëm i cili do të emërohet nga BE-ja të vjen nga vendet njohëse për Kosovën dhe të ketë besimin edhe të Kosovës”, thekson ai.

Lajçak pritet të përfundojë punën si ndërmjetësues i dialogut në fund të muajit gusht, pasi është caktuar si ambasador i BE-së në Zvicër.

Lajçak ka marrë detyrën si lehtësues i dialogut në vitin 2020.

Tags: Dialogu Kosovë-SerbiMarreveshja e BrukselitMiroslav Lajçak
ShareTweet

Postime të ngjashme

Vrasja e dyfishtë në Kolovicë, njëri i akuzuar deklarohet i pafajshëm, tre të tjerë në arrati

Vrasja e dyfishtë në Kolovicë, njëri i akuzuar deklarohet i pafajshëm, tre të tjerë në arrati

Kurti nga Boletini: Fetah Peci do ta çojë Zveçanin përpara me zhvillim dhe dinjitet

Kurti nga Boletini: Fetah Peci do ta çojë Zveçanin përpara me zhvillim dhe dinjitet

Fillon asgjësimi i mbi 35 mijë kilogramëve peshk me vendim gjykate

Fillon asgjësimi i mbi 35 mijë kilogramëve peshk me vendim gjykate

Produkte tekstili me mbishkrime serbe bllokohen në Gjakovë, mungonin etiketimet dhe dokumentacioni

Produkte tekstili me mbishkrime serbe bllokohen në Gjakovë, mungonin etiketimet dhe dokumentacioni

Yamali lëndohet sërish, nuk luan të dielën

“Zoti na ruajt mos të na bjerë Shqipëria”, presidenti i Federatës Serbe nuk dëshiron përballjen me kuqezinjtë në EURO

Serbia merr masa të rënda për tifozët, nuk ka bileta në shitje për Shqipërinë

Gjykata në Shkup konfirmon aktakuzën kundër dhjetëra personave për zjarrin vdekjeprurës në Koçan

Gjykata në Shkup konfirmon aktakuzën kundër dhjetëra personave për zjarrin vdekjeprurës në Koçan

Kurti nga Boletini: Fetah Peci do ta çojë Zveçanin përpara me zhvillim dhe dinjitet

Kurti nga Boletini: Fetah Peci do ta çojë Zveçanin përpara me zhvillim dhe dinjitet

Fillon asgjësimi i mbi 35 mijë kilogramëve peshk me vendim gjykate

Fillon asgjësimi i mbi 35 mijë kilogramëve peshk me vendim gjykate

Produkte tekstili me mbishkrime serbe bllokohen në Gjakovë, mungonin etiketimet dhe dokumentacioni

Produkte tekstili me mbishkrime serbe bllokohen në Gjakovë, mungonin etiketimet dhe dokumentacioni

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën