Sulmuesi Rey Manaj rrezikon ta mbyll vitin para kohe për shkak të lëndimit që e pësoi javë më parë te Sivasspori.
Klubi turk ka njoftuar se Manaj do të duhet të pauzoj të paktën për 6 javë, duke bërë të ditur se ai tashmë i është nënshtruar rehabilitimit.
Në fakt, Manaj ishte ftuar nga Kombëtarja e Shqipërisë në grumbullimin e këtij muaji por u largua pasi testet mjekësore konfirmuan lëndimin e tij.
Manaj u largua nga grumbullimi i Shqipërisë dhe nuk do të jetë në dispozicion të Sylvinhos për duelet me Çekinë e Ukrainën.
Te Sivasspori po shpresojnë që Manaj të jetë i gatshëm për lojë në mesin e muajit dhjetor por gjasat janë shumë të vogla për shkak të lëndimit muskulor.
Në 7 ndeshje të luajtura këtë sezon në Superligën e Turqisë, Manaj ka shënuar 4 gola.