Sezoni 2024/25, përfundimisht nuk është i Vedat Muriqit.
Sulmuesi kosovar, lojtari kyç i Mallorcas, duket se ka prekur pikën e tij më të ulët prejse është pjesë e ekipt spanjoll.
Shifrat e tij janë dëshmi për këtë formë të dobët, për të cilën është i vetëdijshëm edhe vet sulmuesi i Kosovës.
Vet Muriqi ka pranuar se nuk është i kënaqur me formën e tij deri më tani, të cilën po shpreson ta përmirësoj deri në fund.
Performanca e tij lë shumë për të dëshiruar te Mallorca, ekip me të cilin Muriqi po dëshiron ta rinovoj kontratën që i skadon në vitin 2027 për ta mbyllur karrierën në ishull.
Deri më tani, “Pirati” ka shënuar vetëm 3 gola dhe ka bërë 2 asistime pas 22 xhirove në La Liga, ndërsa është përjashtuar edhe dy herë me karton të kuq.
Prej 22 ndeshjeve në kampionat, Muriqi ka luajtur 17 sosh, 13 si titullar dhe në 4 tjera është inkuadruar nga stoli.
Ai ka regjistruar 1202 minuta lojë nga 1980 minuta në total dhe ka luajtur vetëm 7 ndeshje të plota nga 13-të, pasi në të tjerat është zëvendësuar.