Një rast i dhunës në familje është regjistruar në Malishevë pasditen e djeshme.
Siç ka njoftuar policia, një grua pas një mosmarrëveshjeje është sulmuar fizikisht nga tre të dyshuar, më konkretisht nga bashkëshorti, vjehrri dhe kunati i saj.
“Tre të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e PK-së.