Portieri Yusif Imanov (192 cm), është përforcimi më i ri i skuadrës së Malishevës.
Ekipi nga Superliga e Kosovës, ka njoftuar të mërkurën se Imanov 22-vjeçar, do të jetë pjesë e klubit për sezonin 2025/26.
Imanov është prezantuar tashmë te Malisheva, ekip që pret shumë prej tij dhe ka besim të madh në cilësitë e tij.
“Ky është një tjetër hap drejt ndërtimit të projektit afatgjatë, stabil dhe me objektiva të qarta”, ka shkruar Malisheva.
Imanov ka 5 paraqitje me Kombëtaren U21 të Azerbajxhanit, ndërsa me ekipin A ka vetëm një paraqitje.
Sa i përket karrierës, Imanov ka qenë pjesë e ekipit Sabah kurse në elitën e futbollit të Azerbajxhanit ka debutuar në vitin 2022, duke regjistruar 71 paraqitje në total.