TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Malisheva ankohet në gjyqtarin Bejtullahu: Po e dëmton futbollin

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Malisheva ankohet në gjyqtarin Bejtullahu: Po e dëmton futbollin

Malisheva ka reaguar ashpër ndaj gjyqtarit të ndeshjes së sotme në duelin ndaj Dukagjinit, Mervan Bejtullahut.

Te Malisheva pretendojnë se referimi i sotëm në humbjen ndaj Dukagjinit i Bejtullahut ishte i njëanshëm.

Sipas reagimit që kanë shkruar në Facebook, Bejtullahu e ndaloi ndeshjen edhe pse kishte ende sekonda për t’u luajtur duke mos dhënë një faul në një pozitë të mirë për Malishevën.

Reagimi i Malishevës, pa ndërhyrje:

Në ndeshjen e sotme mes Dukagjinit dhe Malishevës gjyqtari kryesor Mervan Bejtullahu me një referim subjektiv dhe skandaloz ndëshkoi rëndë skuadrën tonë.

Një skenë bizare ndodhi kur Mervani e përfundon ndeshjen në rastin vendimtar kur para zonës së rreptësisë faulohet ashpër lojtari ynë Drilon Hazrollaj, dhe në vend se të ndëshkoj me karton lojtarin e Dukagjinit, ai quditërisht e përfundon ndeshjen derisa ora tregonte edhe 35 sekonda lojë. Frika e tij se kjo gjuatje e lirë, nga një pozitë perfekte për të shënuar, mund të rezultonte në gol, ai merr vendimin më bizar që ka ndodhë në futbollin tonë duke e përfunduar lojën para kohe vetëm e vetëm që të mos realizohej gjuajtja e lirë.

Kjo ndeshje nuk është e vetmja ku gjykimi i Mervanit është subjektiv. Edhe në ndeshje të mëparshme ai me gjykimin e tij e ka dëmtuar rëndë skuadrën tonë. Mervani është i padëshirueshëm për Prishtinën për shkak se ka dëmtu. Ai është i padëshirueshëm për Ferizajin për shkak se e ka dëmtu, është i padëshirueshëm për Malishevës se e ka dëmtu!

Një gjë tjetër që ka qenë shumë evidente sot ishte koordinimi i referit kryesor me asistentët e tij dhe referin në VAR. Dukej se gjithçka ishte e përgatitur dhe me skenar për të nxjerrë rezultatin e dëshiruar për ta.

Lidhur me ndeshjen e sotme klubi do të bëj ankesë zyrtarë në FFK ndaj gjyqtarit Mervan Bejtuallahu dhe asistentëve të tij. Përveç që e dëmton futbollin, sjellja e Mervanit ka ngjallur indinjatë edhe të tifozët tanë dhe opinionin e gjerë në Komunën tonë përfshirë edhe zyrtarë publikë. Duke parë reagimet në opinion pas ndeshjes së sotme FC Malisheva nuk garanton për sigurinë fizike të Mervan Bejtullahut dhe trupit gjykues të takimit të sotëm.

Në videon më poshtë është vetëm një rast, nga shumë e shumë raste të tjera që tregon qartë lojën marciale të Dukagjinit të cilët nuk ndëshkoheshin, por në fakt inkurajoheshin nga referi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ofroi kafe e çaj falas për tifozët turq, pronari i restaurantit nga Prishtina, pritet në Federatën e Futbollit të Turqisë

Ofroi kafe e çaj falas për tifozët turq, pronari i restaurantit nga Prishtina, pritet në Federatën e Futbollit të Turqisë

Ish-basketbollisti, bëhet kryetar i ri i klubit të futbollit, Feronikeli

Ish-basketbollisti, bëhet kryetar i ri i klubit të futbollit, Feronikeli

Shqiptari i Novi Pazarit i shënon supergol Partizanit të Beogradit

Shqiptari i Novi Pazarit i shënon supergol Partizanit të Beogradit

Futsal, Kosova mposht Gjibraltarin thellë, 11:0

Futsal, Kosova mposht Gjibraltarin thellë, 11:0

“Këndi i Debatit” 09.04.2026

“Këndi i Debatit” 09.04.2026

Rrëfimi i “syve” të “Katanës”

Rrëfimi i “syve” të “Katanës”

Kosharja i bashkon shqiptarët, 27-vjetori i betejës së lavdishme

Kosharja i bashkon shqiptarët, 27-vjetori i betejës së lavdishme

“Me 100 euro blen harxh për tre ditë, jo ma shumë”, qytetarët të shqetësuar me  rritjen e çmimeve

“Me 100 euro blen harxh për tre ditë, jo ma shumë”, qytetarët të shqetësuar me  rritjen e çmimeve

A është normalizuar shkelja e Kushtetutës në Kosovë?

Shënohet Dita e Kushtetutës, sa u respektua ajo këtë vit?

Shumë institucione me ushtrues detyre, paralajmërohen pasoja

Shumë institucione me ushtrues detyre, paralajmërohen pasoja

Dita e fundit për emërimin e një anëtari në KQZ – kë do e emërojë Haxhiu?

Dita e fundit për emërimin e një anëtari në KQZ – kë do e emërojë Haxhiu?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën