TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Magnezi dhe kalciumi për shëndetin e mirë – Dozat e sakta dhe ushqimet ku gjenden

by tëvë1
1 vit ago
2
A A
Magnezi dhe kalciumi për shëndetin e mirë – Dozat e sakta dhe ushqimet ku gjenden

Kalçiumi dhe mangezi janë dy minerale që ndërthuren së bashku në nivel qelizor.

Bashkëpunimi i tyre përmirëson metabolizmin dhe shëndetin në përgjithësi.

Trupi i njeriut ka nevojë për më shumë se 100 mg nga këto minerale

Si kalçiumi ashtu edhe magnezi mund të merren nëpërmjet ushqimit por edhe suplementëve.

Kalçiumi është i domosdoshëm për kockat por përmirëson komunikimin ndërqelizor, indet e muskujve dhe sekretimin e hormoneve.

Magnezi nga ana tjetër përdoret për prodhimin e ADN-së dhe proteinave për muskujt, kockat dhe sistemin imunitar

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, magnezi i vjen në ndihmë trupit për përthithjen e kalçiumit.

Mungesa e tij mund të shkaktojë probleme mendore siç është ankthi apo depresioni por edhe konstipacion dhe rrahje të çrregullta të zemrës

Nivelet e ulëta të magnezit çelin udhën e sëmundjeve të zemrës, shumë herë më tepër se kolesteroli i lartë apo yndyrnat.

Ushqimet e Pasura me Magnez

Tërshëra

Një gjysëm racioni me tërshërë plotëson 32% të sasisë së rekomanduar ditore të magnezit.

Spinaqi

Vitamina C dhe kaliumi përthithen më mirë nëse spinaqi hahet i gjallë ndërsa vitaminat A dhe E përthithen më shumë kur spinaqi është i gatuar.

Sipas të dhënave të AgroWeb.org, një racion me spinaq përmban 39% të dozës së rekomanduar ditore të magnezit.

Farat e Kungullit

Me një sasi prej çerek filxhani çaji me fara kungulli mund të plotësoni 50% të dozës së rekomanduar ditore të magnezit.

Në të njëjtën sasi mund të përfitoni sasi të mëdha të zinkut dhe acideve yndyrore omega-3.

Farat e Linit

Farat e linit janë të vështira për t’u tretur nga organizmi ndaj rekomandohet që ato t’i konsumoni në formën e pluhurit që të përthithni sa më shumë vlera prej tyre.

Farat e linit janë një ndër burimet më të mira të acideve yndyrore omega-3 por edhe të magnezit.

Në dy lugë të vetme me fara plotësoni 15% të dozës së rekomanduar të këtij minerali.

Çokollata E Zezë

Një katror i vetëm i çokollatës së zezë plotëson 24% të dozës së rekomanduar ditore të magnezit.

Avokado

Avokado është e pasur me shumë ushqyes të vlefshëm siç janë vitamina A, C, K, fibra, yndyrnat mono-të-pangopura dhe antioksidantët.

Avokado është gjithashtu një burim i shkëlqyer i magnezit.

Një kokërr e vetme ofron 58 miligramë magnez ose 15% të dozës së rekomanduar ditore.

Cili Është Kombinimi I Duhur I Magnezit Dhe Kalçiumit

Doza e rekomanduar ditore e kalçiumit është 1,000 mg.

Nëse njeriu merr këtë sasi çdo ditë, atëherë duhet ta shoqërojë atë me 500 mg magnez në ditë.

Ekspertët thonë se doza prej 1,000 mg e kalçiumit duhet ndarë në dysh ose në minidoza për konsum gjatë ditës.

Ndonëse ju mund të jeni në gjendje të merrni sasi të mjaftueshme të kalçiumit nëpërmjet ushqimeve, nëse magnezi mungon, atëherë kalçiumi nuk do të përthithet mirë nga trupi./AgroWeb.org

ShareTweet

Postime të ngjashme

Efektet pozitive të kripës së detit në shëndet

Efektet pozitive të kripës së detit në shëndet

Fjetja vonë rrit me 79% rrezikun për sëmundjet e zemrës

Fjetja vonë rrit me 79% rrezikun për sëmundjet e zemrës

5 shenja që tregojnë se keni nevojë për vitaminë D

5 shenja që tregojnë se keni nevojë për vitaminë D

Çfarë tregon për shëndetin e folura në gjumë?

Si të përshpejtoni metabolizmin edhe kur flini: 5 këshilla praktike

Një person humb jetën një person në një aksident në Mitrovicë

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Hamza uron popullin amerikan për Ditën e Falenderimeve

Hamza uron besimtarët myslimanë për fillimin e Ramazanit

Liga e Kampionëve: Triller në ndeshjen Brugge – Atletico, Leverkusen bën hap të madh

Liga e Kampionëve: Triller në ndeshjen Brugge – Atletico, Leverkusen bën hap të madh

Wolves i fundit në tabelë, trondit Arsenalin në kohën shtesë

Wolves i fundit në tabelë, trondit Arsenalin në kohën shtesë

Ardon Jashari asiston, por Milani ndalet në barazim

Ardon Jashari asiston, por Milani ndalet në barazim

Emisioni “Info Nata” 18.02.2026

Emisioni “Info Nata” 18.02.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën