TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Macroni i bën thirrje Izraelit ta ndalë vrasjen e grave dhe fëmijëve në Gazë

nga TËVË 1
2 vjet më parë
0
A A
Macroni i bën thirrje Izraelit ta ndalë vrasjen e grave dhe fëmijëve në Gazë

Izraeli duhet patjetër t’i ndalë bombardimet në Rripin e Gazës dhe vrasjen e civilëve, tha presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në një intervistë për BBC-në të premten vonë.

Macroni tha se “nuk ka arsyetim” për bombardimet dhe shtoi se armëpushimi do t’i sillte dobi Izraelit.

“De fakto – sot, civilët po bombardohen – de fakto. Këto foshnje, këto zonja, këta të moshuar po bombardohen e po vriten. Nuk ka arsye për këtë dhe as ligjshmëri. Prandaj, ne i bëjmë thirrje Izraelit të ndalet”, tha Macroni.

Ai e përsëriti se Franca “i dënon qartazi veprimet terroriste” të grupit palestinez Hamas, i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian.

Por, ai shtoi se, derisa Franca e njeh të drejtën e Izraelit për t’u vetëmbrojtur “ne i bëjmë thirrje atyre t’i ndalin këto bombardime” në Gazë.

I pyetur nëse do të donte që liderët e tjerë – përfshirë në Shtetet e Bashkuara dhe në Britani të Madhe – t’i bashkohen kërkesës së tij për armëpushim, Macron tha: “Shpresoj se do ta bëjnë”.

Izraeli është përballur me thirrje të mëdha për t’u vetëpërmbajtur në luftën tashmë njëmujore me grupin ekstremist, Hamas, por thotë se militantët e këtij grupi, të cilët e sulmuan Izraelin më 7 tetor dhe vranë e rrëmbyen njerëz, do ta shfrytëzonte armëpushimin për ta rimarrë veten.

Në një reagim ndaj Macronit, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se liderët botërorë duhet ta dënojnë Hamasin, e jo Izraelin.

“Këto krime që Hamasi po i kryen sot në Gazë do të kryhen nesër në Paris, Nju Jork dhe cdo kund në botë”, tha Netanyahu.

Intervista e Macronit për BBC-në u transmetua një ditë pasi u mbajt një konferencë humanitare për Gazën në Paris.

Macroni tha se “konkluzionet e qarta” të të gjitha qeverive dhe agjencive të pranishme në këtë konferencë janë se “nuk ka zgjidhje tjetër mos një pauze humanitare së pari, pastaj kalimi te një armëpushim, i cili do të mundësonte mbrojtjen… e të gjithë civilëve të cilët nuk kanë asgjë të bëjnë me terroristët”.

Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Izraelit tha se numri zyrtar i të vrarëve gjatë sulmit vdekjeprurës të 7 tetorit është ulur në 1.200, shkruan REL.

Paraprakisht, zyrtarët izraelitë kishin raportuar se 1.400 persona u vranë nga Hamasi gjatë sulmeve në jug të Izraelit, gjë që nxitën luftën në Gazë.

Ndërkaq, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazën e udhëhequr nga Hamasi, mbi 11.000 palestinezë janë vrarë që nga nisja e luftës.

Tags: Emmanuel MacronGazëIzrael
ShareTweet

Postime të ngjashme

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, vdes një 19-vjeçar

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, vdes një 19-vjeçar

30 vjet, 8372 emra, një gjenocid

30 vjet, 8372 emra, një gjenocid

Vritet Agim Muharemi pjesëtar i Armatës së Maqedonisë së Veriut

Vritet Agim Muharemi pjesëtar i Armatës së Maqedonisë së Veriut

OKB raporton për afër 800 të vdekur pranë qendrave të ndihmës në Gazë në gjashtë javët e fundit

OKB raporton për afër 800 të vdekur pranë qendrave të ndihmës në Gazë në gjashtë javët e fundit

Arabia Saudite nuk dorëzohet për Viniciusin, ia ofron Realit 350 milionë euro

Real Madridi ia cakton çmimin Vini Jr, 150 milionë euro për ekipet e interesuara

Sot ndeshja e parë e Kombëtares U19 në Evropianin e hendbollit

Sot ndeshja e parë e Kombëtares U19 në Evropianin e hendbollit

Laroshi, portieri i ri i Gjilanit

Laroshi, portieri i ri i Gjilanit

Jeremiah Bailey përforcimi i dytë i KB Bashkimi

Jeremiah Bailey përforcimi i dytë i KB Bashkimi

​Klinika e Kirurgjisë Torakale në QKUK avancon me teknologji të nivelit ndërkombëtar

​Klinika e Kirurgjisë Torakale në QKUK avancon me teknologji të nivelit ndërkombëtar

Çfarë të bëni nëse fëmija gëlltit gurë, rërë, sapun apo bateri? Kur kërkohet ndihma urgjente?

Çfarë të bëni nëse fëmija gëlltit gurë, rërë, sapun apo bateri? Kur kërkohet ndihma urgjente?

Zbulohen drogë dhe telefon në tualetin e burgut të Dubravës

Zbulohen drogë dhe telefon në tualetin e burgut të Dubravës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X