TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Macron: Ta luftosh terrorizmin nuk nënkupton ta bësh Gazën rrafsh me tokën

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Reagon Macron pas dorëheqjes së kryeministres britanike

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë të mërkurën se ta luftosh terrorizmin nuk nënkupton “ta bësh Gazën rrafsh me tokën”, duke iu referuar përgjigjes ushtarake të Izraelit ndaj një sulmi  të Hamasit.

“Ne nuk mund ta lejojmë të lëshojë rrënjë idenë se një luftë efikase kundër terrorizmit nënkupton rrafshimin e Gazës, apo sulmimin e popullsisë civile pa dallim”, tha Macron për transmetuesin France 5.

Ai i bëri thirrje Izraelit t’i japë fund “kësaj përgjigje, sepse nuk është e duhura, sepse të gjitha jetët vlejnë njëjtë dhe ne i mbrojmë ato”.

Derisa tha se e njeh të drejtën e Izraelit për ta mbrojtur veten dhe për ta luftuar terrorizmin, Macroni theksoi se Franca bën thirrje për mbrojtjen e civilëve dhe për një armëpushim humanitar.

Lufta më e përgjakshme në Gazë nisi kur Hamasi e sulmoi Izraelin më 7 tetor, duke i vrarë rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe duke i rrëmbyer rreth 250 të tjerë, raportom REL.

Si përgjigje, Izraeli i nisi menjëherë bombardimet e pareshtura dhe pastaj pushtimin tokësor të enklavës palestineze, duke e rrënuar shumicën e veriut të Gazës, si duke i vrarë gati 20.000 palestinezë, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.

Më shumë se 1.9 milion banorë të Gazës – apo 85 për qind të popullsisë- janë detyruar të të ikin nga shtëpitë e veta dhe të strehohen në jug të enklavës.

Në fillim të dhjetorit, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, tha se Izraeli është duke e humbur mbështetjen globale për shkak të bombardimit të pakujdesshëm të Rripit të Gazës dhe i bëri thirrje kryeministrit Benjamin Netanyahu ta ndryshojë Qeverinë e tij.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ahemd al Ahmet, burri që çarmatosi sulmuesin në Sydney

Ahemd al Ahmet, burri që çarmatosi sulmuesin në Sydney

Vrasja e komandantit të lartë të Hamasit në Gaza, Izraeli akuzohet për shkelje të armëpushimit

Vrasja e komandantit të lartë të Hamasit në Gaza, Izraeli akuzohet për shkelje të armëpushimit

Presidenti ukrainas: Bota është në garën më shkatërruese të armatimeve në histori

Ukraina e gatshme të heqë dorë nga anëtarësimi në NATO

16 të arrestuar dhe 8 në kërkim për ndotje mjedisi dhe veprimtari të paligjshme në Elbasan

16 të arrestuar dhe 8 në kërkim për ndotje mjedisi dhe veprimtari të paligjshme në Elbasan

Samuel Eto bën “skandal” në Kamerun

Samuel Eto bën “skandal” në Kamerun

Hajrulla Çeku: Po përmirësohet infrastruktura e futbollit në gjithë vendin

Hajrulla Çeku: Po përmirësohet infrastruktura e futbollit në gjithë vendin

Le Bris e quan Xhakën “trajner të dytë” te Sunderlandi

Sunderlandi i Granit Xhakës fiton derbin ndaj Newcastle

Goli i Ernest Muçit fiton çmimin e muajit në Turqi

Goli i Ernest Muçit fiton çmimin e muajit në Turqi

Osmani nderohet me Çmimin Bonifacio VIII në Anagni

Osmani nderohet me Çmimin Bonifacio VIII në Anagni

Çeku: Duhet të jemi parter i besueshëm për anëtarësim në NATO

Çeku: Duhet të jemi parter i besueshëm për anëtarësim në NATO

Maqedonci: Kosova dhe rajoni janë më të sigurta kur ushtria jonë është e fuqishme

Maqedonci: Kosova dhe rajoni janë më të sigurta kur ushtria jonë është e fuqishme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën