TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Ma t’mdhaja faturat se pagat”

by Albiona Hajdari
2 vjet ago
0
A A
“Ma t’mdhaja faturat se pagat”

Qytetarët ankohen për faturat e fryra të energjisë elektrike

Qytetarë të shumtë ankohen tek KEDS-i për faturat ‘’astronomike’’ të energjisë elektrike .

Qytetarë të shumtë janë drejtuar tek Zyret e KEDS-it për t’u ankuar për faturat e fryera të energjisë elektrike. Për këtë ka reaguar edhe KMDLNJ, mirëpo nga ZRrE thonë se nuk ka ngritje të çmimit të energjisë.

‘’Ma t’mdhaja faturat se pagat.’’

Të martën u nis drejt zyrave të KEDS-it.

Por këtu, Edona Deliu nuk erdhi për ta paguar faturën e energjisë elektrike.

Kjo e fundit i erdhi plot 269 euro.

Për këtë arsye vendosi të ankohet tek Kompania e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.

“Fatura m’ka ardhë 269 euro. Qe tre mujt e fundit ka ardhë fatura shumë e fryme, tash jam ardhë edhe niher me ba ankesë po nuk e kanë marrë parasysh, tash janë ba tre muj edhe qikjo faturë dmth është ma e madhja prej dy mujve ma herët. Edhe kam ardhë me ba ankesë, se ma e madhe fatura e rrymës se rroga që e marrim”, tha Edona Deliu.

E të njëjtat ankesa si Deliu, drejt KEDS-it kanë edhe qytetarë të tjerë.

“Jam me 60 euro social, pa qare m’u dasht me pagu 25 euro”.

Për faturën e fundit ankesa kanë edhe ata që jetojnë në Zvicër.

“240 m’ka ardhë qitash për ni muj ditë, as ni muj jo, se unë jetoj n’Zvicër. Ankesë qitash burri është t’u e ba”.

Për këto ka reaguar edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut.

“Për neve paraqet jo vetëm vendim të papranueshëm por dhe diskriminim dhe shkelje të të drejtave të njeriut që po vazhdohet t’u bëhet qytetarëve të Kosovës përmes fryrjes së faturave të energjisë elektrike. Ju kemi bërë thirrje të gjitha institucioneve përkatësisht Prokurorisë së Shtetit që të hetojë se si ka ardhur deri tek fryerja e faturave të energjisë elektrike”, ka thënë Valentina Demolli nga KMDLNj.

E Prokuroria Themelore bëri të ditur se do ta shqyrtojë këtë çështje dhe do të veprojë në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

Mirëpo ngritjen e çmimit të energjisë e mohoi Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE).

“ZRRE-ja, ka një proces për ankesat e konsumatorëve që konsumatorët e përdorin gjatë gjithë kohës për zgjidhjen e çështjeve në lidhje me leximin e njehsorëve, faturimin, dhe çështje të tjera. Aktualisht, ZRRE-ja nuk ka pranuar ankesa zyrtare te konsumatorëve ne lidhje me faturat e muajit dhjetor 2023. Çmimet e energjisë elektrike janë duke u aplikuar në te gjitha faturat e energjisë elektrike për energjinë e konsumuar sipas çmimeve te vendosura me datë 30 mars 2023 përmes vendimit V_1713_2023 nga Zyra e Rregullatorit për Energji, rrjedhimisht nuk ka ngritje të çmimit”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Në lidhje me faturat e larta të energjisë elektrike për muajin dhjetor reagoi edhe opozita.

Kjo e fundit e cilësoi situatën alarmante, duke vënë në theks se faturat e fryera janë një goditje e radhës nga ana e qeverisë për qytetarët e vendit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dështon sërish zgjedhja e kryesuesit të KGJK-së, rishpallet konkursi

Dështon sërish zgjedhja e kryesuesit të KGJK-së, rishpallet konkursi

Ndalohen pesë persona të dyshuar për “cenim të përcaktimit të lirë të votuesve”

Arrestohet një i dyshuar për falsifikim dhe mashtrim me banesa sociale në Pejë

Gjykimi për gazin lotsjellës, Salih Zyba kërkon që shkaku i zgjedhjeve seanca e radhës të caktohet pas 45 ditësh

Gjykimi për gazin lotsjellës, Salih Zyba kërkon që shkaku i zgjedhjeve seanca e radhës të caktohet pas 45 ditësh

Miratohet Programi Vjetor 2026 për bujqësinë, mbi 77 milionë euro në mbështetje të fermerëve

Trump pezullon veprimet ushtarake, citon bisedimet me Iranin – Teherani mohon negociatat

Trump kërcënon të reduktojë numrin e trupave në Gjermani

Kamberi: Parlamenti i Serbisë është një ambient toksik, Vuçiq rrezikon të humbasë pushtetin

Kamberi: Edhe bankat në Serbi po bëhen instrument i diskriminimit ndaj shqiptarëve

​Daut Haradinaj kujton Ilaz Kodrën: Drenica, krenare me sakrificën e pashembullt për liri

​Daut Haradinaj kujton Ilaz Kodrën: Drenica, krenare me sakrificën e pashembullt për liri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën