TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

“Ma rëndë më nuk di çka” – shënohet përvjetori i masakrës së familjes Muliqi

Sot u shënua përvjetori i masakrës së familjes Muliqi në Arbëri të Epërme në Drenas. Në nderim të tyre, i pranishëm ishte edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, i cili njoftoi se janë duke u përgatitur për ta akuzuar Serbinë për krime lufte.

by Rinesa Osmanaj
2 vjet ago
0
A A
“Ma rëndë më nuk di çka” – shënohet përvjetori i masakrës së familjes Muliqi

Bashkë me familjarë të tjerë, erdhi te varrezat e martirëve të familjes Muliqi.

Për të dhimbja vazhdon të jetë e njëjtë.

Remzije Muliqit, në këtë masakër iu vra burri dhe dy djemtë, njëri 15 vjeç e tjetri 13.

“Rasti ma i rëndë sdi qysh e kemi kalu, njëherë rëndë që e ditëm që si kemi, tani kur jemi shku i kemi pa shenjat e tyre në Skenderaj, ma rëndë më nuk di çka, rëndë ish mi gjet copat e teshave të djemve të rinj dhe i kemi varros”.

Në Arbëri të Epërme të Drenasit i pranishëm ishte edhe kryeministri Albin Kurti.

“Sot me 30 mars jemi për masakrën e dytë në fshatin e njëjtë. Masakra ndaj familjes Muliqi e cila i ka 8 martirë dhe një dëshmorë dhe 9 luftëtarë të UCK-së. Prej këtyre 8 martirëve, 4 martirë ishin nxënës, pra ishin të mitur, Ganiu, Musa, Behrami edhe Sefa. Sejfullahu është dëshmorë i kësaj familje i rënë në betejën më 19 gusht 1998 pa i bërë 17 vjet”.

E nga aty, kreu i Ekzekutivit tha se po bëhen përgatitjet që të akuzohet Serbia si shtet përgjegjës për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

“Edhe Ministria e Drejtësisë edhe këshilltarët e mi ligjorë janë duke i bërë edhe me ekspertë ndërkombëtarë të gjitha përgatitjet që të akuzohet Serbia si shtet përgjegjës për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë e që janë krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocidit”, tha ai.

Në të njëjtën kohë, ai i bëri thirrje Prokurorisë së Shtetit që të angazhohen maksimalisht ditë e natë, në mënyrë që vrasësit të dënohen.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pranohen edhe 12 persona në cilësinë e viktimës në procesin gjyqësor ndaj Thaçit e të tjerëve

Deputetët zviceranë me një rezolutë kërkojnë drejtësi e barazi në Hagë

Mot kryesisht me diell në ditët e para të vitit 2025

Dita më e ftohtë e javës do të jetë e enjtja

Konjufca: Të gjendet një formë e re e Asociacionit

Konjufca pritet të jetë kryenegociator i dialogut me Serbinë

Auto Draft

UP kërkon rikthimin e objektit në veri të Mitrovicës

Pranohen edhe 12 persona në cilësinë e viktimës në procesin gjyqësor ndaj Thaçit e të tjerëve

Deputetët zviceranë me një rezolutë kërkojnë drejtësi e barazi në Hagë

Goli i 16-të i Muriqit në La Liga

Goli i 16-të i Muriqit në La Liga

Mot kryesisht me diell në ditët e para të vitit 2025

Dita më e ftohtë e javës do të jetë e enjtja

Rreziku nga ortekët, rruga drejt Thethit e mbyllur

Rreziku nga ortekët, rruga drejt Thethit e mbyllur

Vdes 23-vjeçari gjatë riparimit të mjetit në servis

Vdes 23-vjeçari gjatë riparimit të mjetit në servis

Konjufca: Të gjendet një formë e re e Asociacionit

Konjufca pritet të jetë kryenegociator i dialogut me Serbinë

Auto Draft

UP kërkon rikthimin e objektit në veri të Mitrovicës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën