TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

LVV thotë se shkollave u janë ndaluar homazhet në Prekaz, Komuna i quan tendencë për përçarje

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
LVV thotë se shkollave u janë ndaluar homazhet në Prekaz, Komuna i quan tendencë për përçarje

Asamblisti i LVV-së në Komunën e Skenderajt, Hysni Mehani ka thënë se kjo komunë ia ka ndaluar nxënësve të shkollave me e vizitu Prekazin (përveç ndonjë grupi të vogël nga shkolla).

Madje sipas tij, një pjesë të shkollave ua ka ndalu që edhe në orët e para të flitet për lavdinë e Jasharajve.

“Kur u bë kjo temë mbrëmë nuk mund ta besoja, ose në rastin më të keq e mendoja si lëshim të dikujt në DKA. Por ky nuk paska qenë gabim! Paska qenë veprim i mirëmenduar. Për aq sa arrin të mirëmendojnë budallenjtë. Po po, budallenjtë. Në arsyetimin e prezantuar e mirëmenduar nga budallenjtë, për aq sa mund të mirëmendojnë budallenjtë! Thuhet se meqenëse komuna është përjashtuar nga Këshilli Organizativ, shkollat nuk do të marrin pjesë në homazhe sepse edhe ato janë të komunës”, ka shkruar ai.

Mehani tha se kjo nuk është hera e parë që bëhet një gjë e tillë, pasi sipas tij njëherë është përdorur LVV, tashmë po e përdorin Qeverinë.

Herën e parë e kishin përdorur si pretekst Lëvizjen VETËVENDOSJE!, e tash herën e dytë po e përdorin Qeverinë. Pra, këta janë të gatshëm të hjekin dorë nga respekti për familjen Jashari pa u menduar dy herë dhe për cilën do arsye. Kështu veprojnë budallenjtë mendoni ju. Por jo, edhe budallenjtë mirëmendojnë, normalisht për aq sa mirëmendojnë. Si ka mundësi që budallenjtë revoltohen kur dikush nuk përmendet në një video tre minuta për shënimin e pavarësisë, dhe nuk revoltohen me vetën kur marrin vendime të tilla ndaj familjes Jashari”, ka shkruar ai.

Një vendim i tillë është demantuar nga Komuna e Skenderajt.

Drejtori për Arsim në këtë komunë për teve1.info ka thënë se tendencat për të nxitur përçarje nga zëra të ndryshëm, për kinse bojkot të homazheve janë të pavërteta dhe të pamatura.

Ai tha se praktika e aktiviteteve dhe homazheve për nder të Epopesë së UÇK-së është e njëjta që nga paslufta.

“Tendencat për të nxitur përçarje nga zëra të ndryshëm, për kinse bojkot të homazheve janë të pavërteta dhe të pamatura.Të gjitha shkollat e komunës së Skenderajt, me datën 5 Mars, orën e parë të mësimit ia kushtojnë Epopesë së UÇK-së. Më 6 Mars, pas përfundimit të mësimit, të gjitha shkollat e qytetit dhe shkollat që janë afër me Prekazin bëjnë homazhe në mënyrë kolektive, bashkë me nxënësit. Kurse, shkollat e fshatrave më të largëta, në pamundësi të transportit të organizuar në të njëjtën kohë, dërgojnë delegacionet e tyre për pjesëmarrje në homazhe. Praktikat e organizimit të drekave që i kanë mbajtur disa shkolla dhe humbjes së orëve të mësimit janë ndaluar, për këtë edhe është bërë njoftimi në grupin e drejtorëve, që do të organizohet një drekë e përbashkët për të gjithë mësimdhënësit. Me datën 7 Mars 2024, paradite do të mbahen aktivitete për nder të Epopesë së UÇK-së, ndërsa prej orës 11:00 do të mbahet ceremonia e ndarjes së mirënjohjeve dhe dhuratave për pensionistët 2023-2024  dhe prej orës 13:00 do të festohet 7 Marsi – Dita e Mësuesit. Pas këtij aktiviteti, si zakonisht, prej orës 18:00, do të ketë pjesëmarrje në Natën e Zjarreve”, ka thënë ai.

Tutje, Duraku për teve1.info tha se të gjitha këto aktivitete janë përfshirë në agjendën zyrtare të komunës dhe në komunikimin e brendshëm me drejtorët e shkollave.

“DKA nuk ka dalë me ndonjë vendim apo njoftim që nxënësit e gjimnazit ” Hamëz Jashari” në Skenderaj apo të ndonjë shkolle tjetër, të mos shkojnë për homazhe në Prekaz, ashtu siç kanë pohuar këta zëra kritik dhe dashakeqës. Andaj, mesazhet e tilla përçarëse nuk mund ta zbehin respektin ndaj Epopesë së Lavdishme të UÇK-së dhe familjes Jashari”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, Skenderaj është përjashtuar nga organizimi i “Epopesë së UÇK-së”, i cili organizohet nga datat 5, 6 dhe 7 mars, në nderim të sakrificës së familjes Jashari, dhe të gjithë heronjve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Qeveri nuk ka dhënë ndonjë shpjegim për vendimin në fjalë, ndërsa ekzekutivi është kritikuar për veprim të qëllimshëm./teve1.info

ShareTweet

Postime të ngjashme

Besa Shahini premton revolucion në arsim për Prishtinën: 10 shkolla të reja, 10 anekse dhe 30 çerdhe e kopshte

Besa Shahini premton revolucion në arsim për Prishtinën: 10 shkolla të reja, 10 anekse dhe 30 çerdhe e kopshte

Mulliqi: Pezullimi i dialogut, sinjal serioz – i nevojshëm ndryshimi në qasjen ndaj politikëbërjes amerikane

Mulliqi: Pezullimi i dialogut, sinjal serioz – i nevojshëm ndryshimi në qasjen ndaj politikëbërjes amerikane

Sorensen: Në takim u fol për Marrëveshjen e Ohrit dhe personat e zhdukur

Sorensen: Në takim u fol për Marrëveshjen e Ohrit dhe personat e zhdukur

“Emigruan jashtë Kosovës”- Refuzohen afër 5 mijë aplikime të prindërve për subvencionim të teksteve

Emisioni “Info Nata” 12.09.2025

47-vjet mosha mesatare e Policëve, pensionimi i parakohshëm ende i parealizueshëm

47-vjet mosha mesatare e Policëve, pensionimi i parakohshëm ende i parealizueshëm

Basha uron kryetarin e ri të Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi

Basha uron kryetarin e ri të Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën