TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

LVV nuk e ndërron kandidaten, PDK, LDK e AAK kërkojnë reflektim

Dështimi i konstituimit të Kuvendit, sipas partive opozitare, PDK, LDK e AAK, do të vazhdojë deri sa të ndryshojë qëndrim Lëvizja Vetëvendosje.

nga Florijeta Dernjani
2 muaj më parë
0
A A
LVV nuk e ndërron kandidaten, PDK, LDK e AAK kërkojnë reflektim

Më shumë kohë u mori mbledhja në ambiente të ndërtesës së Kuvendit, se sa qëndrimi në sallë të seancës plenare.

Dështimi i seancës plenare nga Lëvizja Vetëvendosje, iu atribua sërish partive opozitare.

Sipas Vetëvendosjes, opozita duhet të tregojë se çfarë po synon me mosvotim.

“Është i pakuptueshëm ky hezitim i opozitës për të votuar me votë të fshehtë, i cili e shpërfaqë mosbesimin që drejtuesit e partive opozitare e kanë ndaj deputetëve të tyre. Kjo mungesë e besimit ndaj deputetëve të tyre, tregon që vullneti për të bllokuar proceset”, u shpreh Donika Gërvalla, ministre në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Disaporës.

Kurse, PDK e ritheksoi se nuk kanë votë për Albulena Haxhiu si kryekuvendare.

“Për të dhjetën herë me radhë po tentojnë që në forma të paligjshme, jokushtetuese, fatkeqësisht duke keqpërdorur mënyrën më eklatante një njeri të moshuar që është deputet i Kosovës, zoti Dehari, edhe sot tentuan për herë të dhjetë, të imponojnë vullnetin e tyre duke shkelur Kushtetutën hapur. Por, ne ua bëjmë të qartë edhe njëherë. Qytetarët nuk na kanë votuar neve as për ta shkelë ligjin, e as për ta shkelë Kushtetutën. Na ka votuar për me i dhanë vendit institucione. Dhe ua përkujtoj e ua përsëris. As herën e parë, as herën e dhjetë, e as herën e njëqindtë, nuk kalon Albulena Haxhiu”, tha kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi.

Nga LDK-ja u shprehën se qëndrimi i tyre nuk do të ndryshojë, derisa Vetëvendosje të reflektojë.

Hykmete Bajrami nga kjo parti, shprehu keqardhje pasi sipas saj, Avni Dehari po përdoret nga partia e tij.

“Na vjen jashtëzakonisht keq, sidomos për zotin Dehari, i cili si kryesues i seancës nuk përfaqëson Lëvizjen Vetëvendosje. Nuk është aty për shkak se partia e tij është fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, por është aty për shkak të moshës dhe asgjë tjetër. Dhe ai duhet të përcjellë skenarin e përgatitur nga sekretaria e Kuvendit, dhe jo skenarin në të cilin atë e fut Lëvizja Vetëvendosje. Ne nuk kemi votë për Albulena Haxhiu, e kemi deklaruar që nga fillimi vota jonë është kundër. Kryetari i Parlamentit duhet të zgjedhet me marrëveshje politike, dhe kështu do të vazhdojmë përderisa ata nuk reflektojnë”, tha Hykmete Bajramai deputete e LDK-së.

“Kam dëgju disa mundësi, ndoshta nuk ka ardhë dita ende, por kam dëgju si mundësi që të ketë përpjekje për një kandidaturë unifikuese. …..Nuk kam emra por kam dëgjuar që ka përpjekje m’u gjetë një formulë për me shku me një kandidaturë unifikuese… Shpresoj ta kuptojnë që është në interes të tyre dhe të vendit mos me mbajtë pezull parlamentin e Kosovës”, tha kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj.

Të zgjedhurit e popullit, do të mblidhen sërish të hënën.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Klinika e Kirurgjisë Torakale në QKUK avancon me teknologji të nivelit ndërkombëtar

​Klinika e Kirurgjisë Torakale në QKUK avancon me teknologji të nivelit ndërkombëtar

Zbulohen drogë dhe telefon në tualetin e burgut të Dubravës

Zbulohen drogë dhe telefon në tualetin e burgut të Dubravës

I arrestuari për të shtëna me armë zjarri afër një shkolle në Klinë, një i mitur

Babai sulmon policët gjatë arrestimit të djalit për narkotikë, dërgohet në mbajtje

Lëndohet në vendin e punës, kërkon ndihmë mjekësore shtetasi i Shqipërisë

Vdes një fëmijë 9 muajsh në QKUK, policia e cilëson vdekje të dyshimtë

Arabia Saudite nuk dorëzohet për Viniciusin, ia ofron Realit 350 milionë euro

Real Madridi ia cakton çmimin Vini Jr, 150 milionë euro për ekipet e interesuara

Sot ndeshja e parë e Kombëtares U19 në Evropianin e hendbollit

Sot ndeshja e parë e Kombëtares U19 në Evropianin e hendbollit

Laroshi, portieri i ri i Gjilanit

Laroshi, portieri i ri i Gjilanit

Jeremiah Bailey përforcimi i dytë i KB Bashkimi

Jeremiah Bailey përforcimi i dytë i KB Bashkimi

​Klinika e Kirurgjisë Torakale në QKUK avancon me teknologji të nivelit ndërkombëtar

​Klinika e Kirurgjisë Torakale në QKUK avancon me teknologji të nivelit ndërkombëtar

Çfarë të bëni nëse fëmija gëlltit gurë, rërë, sapun apo bateri? Kur kërkohet ndihma urgjente?

Çfarë të bëni nëse fëmija gëlltit gurë, rërë, sapun apo bateri? Kur kërkohet ndihma urgjente?

Zbulohen drogë dhe telefon në tualetin e burgut të Dubravës

Zbulohen drogë dhe telefon në tualetin e burgut të Dubravës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X