TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

LVV mund t’i drejtohet Kushtetueses nëse dështon zgjedhja e presidentit sonte

by TËVË 1
4 javë ago
1
A A
LVV mund t’i drejtohet Kushtetueses nëse dështon zgjedhja e presidentit sonte

Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj, ka paralajmëruar se çështja e zgjedhjes së presidentit do të dërgohet në Gjykata Kushtetuese e Kosovës nëse procesi nuk përfundon deri në mesnatën e sotme, që është edhe afati kushtetues.

Në një postim në Facebook, Zulfaj theksoi se mospjesëmarrja e deputetëve në votimet për zgjedhjen e presidentit përbën shkelje të Kushtetutës.

Ai sqaroi se vendi nuk shkon automatikisht në zgjedhje të reja nëse raundi i tretë i votimit dështon për shkak të mungesës së kuorumit prej dy të tretave të deputetëve.

Sipas tij, bazuar në aktgjykimin KO29/11 të Gjykatës Kushtetuese, deputetët janë të obliguar të marrin pjesë në të tria votimet për zgjedhjen e presidentit. Në rast se ata nuk marrin pjesë, kjo konsiderohet shkelje kushtetuese dhe çështja duhet të trajtohet nga Gjykata Kushtetuese.

Ndërkohë, Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Glauk Konjufca si kandidat për president. Nga ana tjetër, presidentja aktuale Vjosa Osmani ka shprehur interesimin për një mandat të dytë, por ende nuk ka arritur të sigurojë nënshkrimet e nevojshme për nominim.

Për zhvillimin e një gare për postin e presidentit kërkohet që të ketë të paktën dy kandidatë.

Zulfaj ka theksuar se Osmani është zgjedhur më herët kryetare e Kuvendit dhe presidente me votat e Vetëvendosjes, por sipas tij kjo nuk do të thotë se partia ka detyrim ta mbështesë përsëri për këtë post.

Ai shtoi se, përveç ish-presidentes Atifete Jahjaga, posti i presidentit në Kosovë zakonisht është mbajtur nga figura me përkatësi partiake, duke përfshirë edhe Osmanin në kohën kur u zgjodh presidente pesë vjet më parë.

Sipas Zulfajt, Osmani sot nuk përfaqëson ndonjë subjekt politik, por nuk mund të konsiderohet figurë konsensuale, pasi karriera e saj politike është ndërtuar brenda partive politike. Megjithatë, ai e cilësoi atë si një figurë të respektuar dhe të denjë për poste të larta shtetërore.

Në fund, Zulfaj kritikoi interpretimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me procedurën e zgjedhjes së presidentit. Sipas tij, Kushtetuta parasheh qartë tri votime dhe në të tretin president zgjidhet me shumicën e votave të të gjithë deputetëve. Ai vlerësoi se barazimi praktik i votimit të tretë me dy të parët, ku kërkohen dy të tretat e votave, e ka ndërlikuar procesin dhe e ka dobësuar mekanizmin që synon të zhbllokojë situatat e tilla politike.

Tags: albin kurtiLVVpresidentjaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Mot i vranët dhe me riga shiu të hënën

Mot i vranët dhe me riga shiu në disa vende

Pacolli: Kjo që shohim në Prishtinë është pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit të standardeve

Pacolli: Kjo që shohim në Prishtinë është pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit të standardeve

Qeveria pritet të miratojë të hënën shpërblimin 500 mijë € për futbollistët dhe pagën e 13-të

Qeveria pritet të miratojë të hënën shpërblimin 500 mijë € për futbollistët dhe pagën e 13-të

Shembja e rrugës, Rama kërkon nisjen e hetimeve dhe pezullimin nga detyra të inspektorëve

Shembja e rrugës, Rama kërkon nisjen e hetimeve dhe pezullimin nga detyra të inspektorëve

Mot i vranët dhe me riga shiu të hënën

Mot i vranët dhe me riga shiu në disa vende

Kurti viziton ekipin kombëtar: Përmes jush kemi mundësinë ta vendosim Kosovën në sytë e mbarë njerëzimit

Kurti viziton ekipin kombëtar: Përmes jush kemi mundësinë ta vendosim Kosovën në sytë e mbarë njerëzimit

Pacolli: Kjo që shohim në Prishtinë është pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit të standardeve

Pacolli: Kjo që shohim në Prishtinë është pasojë e drejtpërdrejtë e neglizhimit të standardeve

Pse fitojnë djemtë e Kosovës?

Pse fitojnë djemtë e Kosovës?

Qeveria pritet të miratojë të hënën shpërblimin 500 mijë € për futbollistët dhe pagën e 13-të

Qeveria pritet të miratojë të hënën shpërblimin 500 mijë € për futbollistët dhe pagën e 13-të

Shembja e rrugës, Rama kërkon nisjen e hetimeve dhe pezullimin nga detyra të inspektorëve

Shembja e rrugës, Rama kërkon nisjen e hetimeve dhe pezullimin nga detyra të inspektorëve

Shembet rruga në kryeqytet, disa zona mbesin pa ujë e energji elektrike

Shembet rruga në kryeqytet, disa zona mbesin pa ujë e energji elektrike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën