TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Lulet që pastrojnë ajrin e shtëpisë

by teve1
1 vit ago
1
A A
Lulet që pastrojnë ajrin e shtëpisë

Katër bimët e mëposhtme, të përshtatshme për dekorimin e mjediseve të brendshme, janë pastrueset më të shkëlqyera ndër gjithë të ngjashmet e tyre.

Ato thithin dioksid karboni dhe disa ndotës përmes gjetheve dhe rrënjëve, duke lëshuar oksigjen.

NASA kreu një studim të quajtur “NASA Clean Air Study”, ku zbuluan që disa bimë janë shumë efektive në filtrimin e ajrit të mbyllur, sidomos në ambiente si hapësirat e vogla ose stacionet hapësinore. Ata rekomanduan të paktën 1 bimë për çdo 9 m² për të përmirësuar ndjeshëm cilësinë e ajrit.

Si i pastrojnë ajrin lulet dhe bimët?

Përmes fotosintezës: Bimët thithin dioksid karboni (CO₂) dhe lëshojnë oksigjen (O₂), duke përmirësuar nivelin e oksigjenit në mjedis.

Filtrimi i ndotësve: Disa bimë thithin ndotës të ajrit si formaldehidi, benzene, trikloroetileni, tolueni dhe ksileni – këto gjenden në bojëra, mobilje, pastrues, dhe materiale ndërtimi.

Mikrobet në rrënjë: Rrënjët dhe mikroorganizmat në tokë ndihmojnë në zbërthimin e ndotësve në substanca më pak të dëmshme.

Zambaku i Paqes (Spathiphyllum) çel lule të bardha, si pak bimë të mjediseve të brendshme.

Kujdesi: Dheu duhet të jetë pothuajse i lagësht dhe duhet ushqyer çdo muaj me fertilizues nga pranvera në vjeshtë. Ndalo fertilizusin dhe lëre dheun më të tharë në dimër. Pastro gjethet herë pas here me një copë të lagur për të hequr ndonjë gjurmë të insekteve.

Palma Areka (Chrysalidocarpus lutescens) njihet si palma e verdhë ose palma flutur.

Kujdesi: Rrënjët duhet të qëndrojnë në mjedis të lagësht dhe spërkati shpesh gjethet. Hidhi çdo muaj, përveç muajve të dimrit, fertilizues të lëngët. Hiq degët e thara rregullisht.

Palma Zonjë (Rhapis excelsa) është një nga bimët më të mira për të pastruar ajrin e mjediseve të brendshme dhe është shumë rezistente ndaj shumicës së kandrrave.

Ajo ka degë 15-28 cm të gjera me gjethe të gjelbra me shkëlqim.

Kujdesi: Ujite bollshëm, sidomos gjatë pranverës dhe verës. Ushqeje çdo muaj me fertilizues sipas këshillave në ambalazh. Majat e gjetheve mund të priten po të bëhen të kafëta.

Fikusi Gomë (Ficus robusta) është një bimë, familja e të cilit dekoron mjediset tona prej kohësh, me gjethe të plota, të lëmuara, në ngjyrë të errët të gjelbër. Ai toleron mungesën e dritës dhe temperaturat e ulëta dhe është shumë i mirë për të hequr toksinat kimike nga ajri i brendshëm, më i miri nga gjithë familja e fikuseve.

Kujdesi: Ujite rregullisht nga mesi i verës deri në fillim të dimrit, por lëre dheun të thahet pak midis ujitjeve. Ujite me interval gjatë pjesës tjetër të vitit, këto bimë vuajnë kur ujiten më shumë seç kanë nevojë. Ushqehet çdo muaj me fertilizues të lëngshëm vetëm gjatë verës.

Disa këshilla

Fshiji gjethet rregullisht nga pluhuri – ndryshe, nuk thithin ajër siç duhet.
Mos i ujit me tepri – shumica e bimëve të brendshme vuajnë më shumë nga uji i tepërt sesa nga mungesa.
Ndriçimi është çelësi – kontrollo a i përshtatet vendi që ke për bimën.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Aksesorët që po transformojnë çdo veshje këtë sezon

Aksesorët që po transformojnë çdo veshje këtë sezon

Këto dy shenja të zodiakut mendojnë gjithmonë disa hapa përpara

Këto dy shenja të zodiakut mendojnë gjithmonë disa hapa përpara

Ndryshimet që duhet t’i bëni pasi mbushni 30 vjet

Ndryshimet që duhet t’i bëni pasi mbushni 30 vjet

6 arsye të forta pse duhet të zgjidhni shtatorin për pushime

6 arsye të forta pse duhet të zgjidhni shtatorin për pushime

Brenda 24 orëve ngriten 34 aktakuza për vepra të ndryshme penale

Brenda 24 orëve ngriten 35 aktakuza për vepra të ndryshme penale nga prokuroritë themelore

Konjufca për konstituimi e Kuvendit: Nuk është shkelur Kushtetuta, konstituimi i Kuvendit do të bëhet, s’ka asgjë dramatike

Konjufca për konstituimi e Kuvendit: Nuk është shkelur Kushtetuta, konstituimi i Kuvendit do të bëhet, s’ka asgjë dramatike

Haxhiu: Deklaratat e Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit janë kërcënuese

Haxhiu: Deklaratat e Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit janë kërcënuese

Tre persona lëndohen në Fushë Kosovë, i dyshuari shtiu edhe me armë

Tre persona lëndohen në Fushë Kosovë, i dyshuari shtiu edhe me armë

Arrestohen tre persona në fshatin Rashiq të Pejës, dyshohen për veprimtari të kundërligjshme të lojërave të fatit

Arrestohen tre persona në fshatin Rashiq të Pejës, dyshohen për veprimtari të kundërligjshme të lojërave të fatit

Konjufca: Serbia është burim kërcënimi dhe destabiliteti për paqen rajonale

Konjufca: Serbia është burim kërcënimi dhe destabiliteti për paqen rajonale

Qytetari tenton t’i ikë policisë në Gjakovë, përplaset me veturën zyrtare e shkakton aksident trafiku

Të shtëna me armë zjarri në Mitrovicën e Jugut, Policia Kosovës nis hetimet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën