TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​“Lufta” për të drejtën e rrugës, protestojnë banorët e fshatit Prugoc dhe Barilevë

by TËVË 1
2 muaj ago
1
A A
​“Lufta” për të drejtën e rrugës, protestojnë banorët e fshatit Prugoc dhe Barilevë

Banorët e fshatit Prugoc dhe Barilevë në rrugën “Dul Dragusha”, kanë protestuar sot në shenjë pakënaqësie për një rrethrrotullim që ishte i planifikuar nga Ministria e Infrastrukturës në detyrë, për të cilin u tha se nuk do të realizohet.

Sipas banorëve të fshatit, ky rrethrrotullim është larguar për 300 metra, pasi kanë ndikuar disa individë të partisë në pushtet që të realizohet për dy lagje të tjera.

Ata janë ankuar se me mosrealizimin e këtij rrethrrotullimi, banorët dhe prindërit, për t’i dërguar nxënësit në shkolla, duhet të vazhdojnë edhe 8 kilometra tutje për t’u kthyer.

Kryetari i bashkësisë lokale, Osman Dragusha, tha se ky projekt ishte buxhetuar nga Ministria e Infrastrukturës në detyrë dhe është anuluar për interesa grupore.

Dragusha tha se përveç kësaj ankese, kanë kundërshtuar edhe projektin që ka filluar të realizohet mbi varreza disa vjeçare.

Ai u shpreh se përgjegjësia për dy ankesat e banorëve do të mbetet mbi ministrin e Infrastrukturës në detyrë, Hysen Durmishi.

Dragusha tha se nëse është nevoja, do të dorëzojnë edhe padi ndaj ministrisë.

Ndërsa organizatori i protestës, Nuhi Dragusha, ka shtuar se do të protestojnë deri në momentin që t’u plotësohen të drejtat banorëve të fshatrave përreth.

Ai paralajmëroi protesta edhe para objektit të Ministrisë së Infrastrukturës.

“Kemi marrë vesh pasi që kanë dalë bagerët në vendin e ngjarjes, ku është kthesa për Besi dhe Rimunishtë. Këtu është kthesa për Barilevë dhe Drenoc që lidhet. Në këtë rrethrrotullim lidhen vetëm dy fshatra dhe e kanë bërë vetëm për Besinë. Kjo pjesë këtu është mbi varreza, gjë që nuk e lejojmë. Këto gjëra nuk i lejojmë, sepse janë vetëm për dy fshatra. Ne do të protestojmë pa ndalur derisa të shohim si do të rrjedhin gjërat. Ne nuk jemi kundër asnjë rrethi në asnjë vend, por kundër cenimit të varrezave. Protestat do të vazhdojnë edhe para ministrisë dhe këtu. Kjo është e bërë nga ministria dhe jemi në gjendje të bëjmë gjithçka që të realizohen të drejtat tona”, tha ai.

Në vendin e ngjarjes ishin të pranishëm edhe njësitë e Policisë së Kosovës. /KP/

Tags: BarilevëprotestePrugocTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Abedin Selimi ekspozon punimet e tij unike në shkollën “Mulla Idris Gjilani” për nder të 17 shkurtit

Abedin Selimi ekspozon punimet e tij unike në shkollën “Mulla Idris Gjilani” për nder të 17 shkurtit

Rezolutë nga deputetët zviceran – Çka ndodhi jashtë objektit ku po gjykohen ish krerët e UÇK- së

Rezolutë nga deputetët zviceran – Çka ndodhi jashtë objektit ku po gjykohen ish krerët e UÇK- së

Policët e trafikut në Ferizaj u shpërndajnë shoferëve broshura për vetdijësimin rreth shpejtësisë së lartë

Policët e trafikut në Ferizaj u shpërndajnë shoferëve broshura për vetdijësimin rreth shpejtësisë së lartë

Ora e parë mësimore në shkollën “Daut Bogujevci” i kushtohet 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

“Mega-Projekti” i përbashkët: Gjilani inauguron qëndrim ditor për të moshuarit, kuzhinë humanitare dhe bujtinë për student

Mashtrime financiare në call center, SPAK ndalon italianin në Portin e Durrësit

Rritja e tarifave – Pagesa për hyrje në QKUK, nga 50 cent në 1 euro

Rritja e tarifave – Pagesa për hyrje në QKUK, nga 50 cent në 1 euro

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën