Pas mbledhjes së Këshillit Qendror të LSDM në Maqedoninë e Veriut, zëdhënësja e kësaj partie Bogdanka Kuzeska, tha se në seancën është miratuar hyrja e Aleancës për Shqiptarët (ASH) në Qeveri.
Sipas saj, rifreskimi i personelit do të sjellë një impuls të ri dhe cilësi të jetës për qytetarët.
“Këshilli Qendror e autorizoi kryetarin e partisë, Dimitar Kovaçevski që të fillojë me vendimet kadrovike me partinë e Arben Taravarit”, tha Kuzevska dhe shtoi se LSDM-ja po e mban të njëjtin numër të ministrave si më parë, dhe së shpejti pritet që Kovaçevski të dalë me zgjidhje që do të nënkuptojnë edhe rikonstruimin e Qeverisë./alsat.mk