TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Lobimi në Amerikë, dyshime rreth kontratës 147 mijë euroshe

nga tëvë1
20 Korrik, 2023
0
A A
Kosova miraton deklaratën kundër ndalimit arbitar

147 mijë euro për një vit do t’i kushtojë buxhetit të shtetit lobimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kontrata e nënshkruar në muajin qershor, e lidhur mes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe kompanisë Afërdita Rakipi Communications dhe Ambal, synon avancimin e raporteve me amerikanët.

Mirëpo, një pritje të tillë nuk e ka ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi.

Bile, ai thotë se pronarët e kompanive: Afërdita Rakipi dhe Avni Mustafaj, kanë ndikuar vite me parë që të mbyllet Këshilli Shqiptaro- Amerikan.

“Se kjo qeveri nuk e ka as idenë se çfarë po bën, tregon edhe kontrata për lobim në SHBA. Sipas informacionit, kompania e angazhuar nga qeveria e Kosovës për lobim në SHBA, para së gjithash përfaqësuesi e ka shuar Këshillin Shqiptaro Amerikan për shkak të keqmenagjimit të fondeve duke humbur statusin “earmarked funding” nga qeveria amerikane. Si pasojë sot nuk ekziston Këshilli Shqiptaro Amerikan!”, tha Abazi.

Këtë kontratë, Partia Socialdemokrate po e vlerëson si keqpërdorim të buxhetit dhe korrupsion.

Madje, Nol Nushi, njëri nga zyrtarët e kësaj partie po i cilësonë pronarët e kompanive të kontraktuara si të lidhur ngushtë me zevendëskryeministrin, Besnik Bislimi.

Edhe anëtarja e PDK-së në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme, Ariana Musliu – Shoshi, ka dalur kundër këtij vendimi.

Ajo thotë se i ka dy arsye për një gjë të tillë: e para për shkak të shumës së vogël për një aktivitet të tillë dhe e dyta për shkak që këto dy kompani nuk kanë lidhje të fuqishme me zyrtarë të lartë të SHBA-së.

“Janë dy probleme. Një, që derisa shtetet paguajnë miliona euro për lobim në SHBA, 147 mijë euro janë absolutisht të pamjaftueshme për të arritur suksesshëm rregullimin e raporteve tashmë të dëmtuara së tepërmi nga kjo qeveri. Dhe e dyta: për shkak që këto para shkojnë tek një kompani e dy shqiptaro – amerikanëve të cilët nga një hulumtim i shpejtë në internet, nuk kanë ndonjë aktivitet të theksuar apo lidhje të fortë me administratën amerikane”, deklaroi Musliu-Shoshi.

Tëvë1 gjatë ditës ka tentuar që të flas me zyrtarë të qeverisë Kurti apo ata të ministrisë që udhëhiqet nga Donika Gërvalla- Scwarz, por që të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.

Njësoj kanë vepruar edhe dy pronarët e kompanive të kontraktuara për lobim: Afërdita Rakipi dhe Avni Mustafaj.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pula: Kërkesa e deputetëve britanikë për masa ndaj Serbisë, përmbajtësore

Pula: Kërkesa e deputetëve britanikë për masa ndaj Serbisë, përmbajtësore

Sulmoi zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në Prizren

Vizita e presidentit të KiE-së në Kosovë, policia njofton për ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut

Osmani takohet me Orav, e informon për takimin e së enjtes me liderët e partive

Osmani takohet me Orav, e informon për takimin e së enjtes me liderët e partive

Drejtori i kompanisë paralele “Ibar” thotë se nuk ka informacione pse është mbyll kompania

Drejtori i kompanisë paralele “Ibar” thotë se nuk ka informacione pse është mbyll kompania

Trump pas takimit përshkruan liderin sirian: I mrekullueshëm

Trump pas takimit përshkruan liderin sirian: I mrekullueshëm

Pula: Kërkesa e deputetëve britanikë për masa ndaj Serbisë, përmbajtësore

Pula: Kërkesa e deputetëve britanikë për masa ndaj Serbisë, përmbajtësore

Trump mbërrin në Katar

Trump mbërrin në Katar

Albion Rrahmani merr numrin 9 te Sparta

Rapidi synon kthimin e Rrahmanit

Sulmoi zyrtarin policor, arrestohet i dyshuari në Prizren

Vizita e presidentit të KiE-së në Kosovë, policia njofton për ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut

Osmani takohet me Orav, e informon për takimin e së enjtes me liderët e partive

Osmani takohet me Orav, e informon për takimin e së enjtes me liderët e partive

Trump i kërkon presidentit sirian normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin

Trump i kërkon presidentit sirian normalizimin e marrëdhënieve me Izraelin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X