TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Lladrovci: Sahiti ishte bashkëluftëtar i orëve të para të Adem Jasharit – s’kemi mundur të bëjmë mjaftueshëm për të

by Tëvë1
1 orë ago
0
A A
​Lladrovci: Sahiti ishte bashkëluftëtar i orëve të para të Adem Jasharit – s’kemi mundur të bëjmë mjaftueshëm për të

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka marrë pjesë në homazhet që po bëhen në palestrën “Ilaz Kodra” për t’i dhënë lamtumirën e fundit bashkëluftëtarit të Adem Jasharit, Sahit Jashari.

Lladrovci u shpreh se Sahit Jashari ishte njëri nga bashkëluftëtarët e orëve të para të Adem Jasharit, e të cilin tha se e ka njohur në vitet e ’90-ta.

“Isha në Londër, sapo kam zbritur në Aeroportin “Adem Jashari” e kam marrë lajmin se ka ndërruar jetë njëri nga bashkëluftëtarët tanë, bashkëveprimtarët tanë, Sahit Jashari, një bashkëluftëtar i Adem Jasharit i orëve të para. Sahitin e kam njohur në vitet ’90, bashkë në kohën kur e kam njohur edhe Adem Jasharin, Hamzën dhe bacën Shaban dhe gjithë familjen Jashari, i kam njohur edhe Sahitin e Musën. Me Sahitin kam shumë angazhime dhe aktivitete deri në fillimet e luftës kur kemi marrë pjesë në Skenderaj në aksionin e parë që e quajmë ne por që nuk është kryer pasi nuk na ka ardhur një prej komandantëve më të tmerrshëm serb që ka qenë aty”.

Tutje, Lladrovci tha për Sahit Jasharin se përveçse ka qenë vet i plagosur, i ka edhe 13 anëtarë të familjes së ngushtë të vrarë, teksa shprehu keqardhje se s’kanë bërë mjaftueshëm për shëndetin e tij.

“Sahiti ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm. Përveç se ka qenë vet i plagosur, i ka edhe 13 anëtarë të familjes së ngushtë të vrarë. Më vjen shumë keq që s’kemi mundur të bëjmë mjaftueshëm për të, për shëndetin e tij, por ai do të jetë një nga gurëthemelet e lirisë dhe pavarësisë sonë”.

Pjesë e homazheve ishte edhe kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, të cilin Sahit Jasharin e quajti si krahun e djathtë të komandantit legjendar, Adem Jashari, qysh prej viteve të ’90-ta.

“Në vitin ’91 është protagonist i ngjarjes që ka ndodhur të sulmit më 30 dhjetor, ku pushka e dytë në Kosovë është Sahit Jashari, pas komandantit legjendar dhe kjo është një humbje e madhe për ne si bashkëluftëtarë, si qytetarë të Drenicës dhe të Kosovës.Tërë jeta e tij ka qenë në veprimtari për kombin shqiptar, për atdheun. Ka qenë i dënuar në kohën e Serbisë me 15 vite burgim atë kohë, i plagosur në luftën e UÇK-së, e ka babën, nënën, mixhën, pra është një familje që ka dhënë shumë për kombin e vendin. Për ne është shumë rëndë sot, s’mund të gjejmë fjalë, por do t’i shprehim ngushëllime familjes së Sahitit, Lagjes Jashari dhe gjithë kombit shqiptar që e kemi humbur një njeri të devotshëm të UÇK-së”, tha Gucati për KosovaPress.

Tutje, Gucati tha se Sahit Jasharin e ka njohur personalisht, e të cilin e përshkroi edhe si njeri që ka ditur t’u japë kurajo bashkëluftëtarëve gjatë kohës së luftës.

“Sahitin e kam njohur personalisht, ka qenë shumë i dashur me shokë e bashkëluftëtarë. Sahiti ka qenë edhe humoristi, ka ditur që t’u japë kurajo në luftë shokëve. Sahiti nuk ka qenë njeri që ka ditur të rrijë mbrapa vijës së fronit e t’i qes shokët përpara, por Sahit Jashari ka qenë gjithmonë aty ku e ka lyp vendi, ku e ka lyp pushka, Sahiti ka qenë i pari gjithmonë. Sahiti kur është bërë masakra në Prekaz, ishte jashtë vendit për shërim dhe si ka dëgjuar për rastin, brenda tri ditëve ka mbërritur në Kosovë dhe ia ka filluar luftës pa ndërprerë. Kështu që, Sahit Jashari është ikonë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, tha Gucat.

Për kryeshëndosh te Jasharët shkuan edhe shumë qytetarë, ku njëri nga ta, Shaban Tahiri, tha se Sahit Jashari vdiq në datën kur ai me shokët e tij e çliruan Kosovën.

“Nuk kam fjalë më të mëdha për të, vdiq bash në datën kur është çliruar Kosova. Përjetësisht nuk ka vdek, gjithmonë do të jetë i pavdekshëm. Njeri i thjeshtë, ideal. Për çdo mëngjes çaj kemi pi”, tha ai.

E, një qytetar tjetër, Naser Meha, tha se Sahit Jashari, bashkë me komandatin legjendar Adem Jasharin e Hamëz Jasharin e nisën së pari çështjen kombëtare.

“Sahiti bashkë me Ademin e Hamzën kanë ngrënë bukë në odën tonë. Ka qenë luftëtarë i fortë, krenohemi me të, ka humbur shumë Kosova që ka vdekur. Kemi përjetuar lajmin shumë rëndë. ka qenë njeri i mirë, i fjalës, i besës, ka punuar për atdhe shumë edhe para e pas lufte”, tha Meha për KosovaPress.

Tags: ramiz lladrovcisahit jashariTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Miratohet nisma për marrëveshje për sigurime sociale ndërmjet Kosovës dhe Turqisë

Murati: Javën e ardhshme ekzekutohen pagesat për punëtorët e sektorit privat

Gjini apelon për pjesëmarrje në zgjedhje: Mos e lini pa votuar

Gjini: 12 Qershori na kujton rrugën e krenarisë

KQZ synon ta përmbyllë sot numërimin e votave nga përfaqësitë diplomatike

KQZ synon ta përmbyllë sot numërimin e votave nga përfaqësitë diplomatike

Komandanti i KFOR-it takon ambasadorët e QUINT-it, diskutojnë për zhvillimet e sigurisë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it takon ambasadorët e QUINT-it, diskutojnë për zhvillimet e sigurisë në Kosovë

Miratohet nisma për marrëveshje për sigurime sociale ndërmjet Kosovës dhe Turqisë

Murati: Javën e ardhshme ekzekutohen pagesat për punëtorët e sektorit privat

Gjini apelon për pjesëmarrje në zgjedhje: Mos e lini pa votuar

Gjini: 12 Qershori na kujton rrugën e krenarisë

KQZ synon ta përmbyllë sot numërimin e votave nga përfaqësitë diplomatike

KQZ synon ta përmbyllë sot numërimin e votave nga përfaqësitë diplomatike

Komandanti i KFOR-it takon ambasadorët e QUINT-it, diskutojnë për zhvillimet e sigurisë në Kosovë

Komandanti i KFOR-it takon ambasadorët e QUINT-it, diskutojnë për zhvillimet e sigurisë në Kosovë

Dorëzohet në polici portofoli me dokumente dhe para të gjetura në Viti

Dorëzohet në polici portofoli me dokumente dhe para të gjetura në Viti

Rrëzohet kërkesa e PD-së për shkarkim të presidentit Begaj

Begaj viziton sot Kosovën, policia njofton për bllokime të përkohshme të trafikut

Rama në Ditën e Çlirimit të Kosovës: Liria dhe demokracia duhet të jenë realitet i përditshëm

Rama në Ditën e Çlirimit të Kosovës: Liria dhe demokracia duhet të jenë realitet i përditshëm

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën