TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gërvalla nga Prekazi: S’ka vend tjetër ku mund ta fillojmë 28 Nëntorin, kush harron historinë harron të ardhmen

by teve1
10 minuta ago
0
A A
Gërvalla nga Prekazi: S’ka vend tjetër ku mund ta fillojmë 28 Nëntorin, kush harron historinë harron të ardhmen

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Donika Gërvalla-Schwarz, ka nisur aktivitetet për shënimin e 28 Nëntorit nga Prekazi, ku së bashku me kryetaren e Kuvendit, ministra, deputetë dhe përfaqësues të tjerë institucionalë, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.

Gërvalla-Schwarz ka thënë se Prekazi është vendi i duhur për të nisur festën e 28 Nëntorit, duke e cilësuar atë si vend të shenjtë për shqiptarët kudo në botë dhe pikënisje të aktiviteteve që lidhen me historinë dhe lirinë e kombit.

“Sot e filluam 28 Nëntorin në Kosovë së bashku me kryetaren e Kuvendit, me kolegë ministra, me deputetë të Kuvendit dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve, pikërisht në Prekaz, edhe pse është ditëlindja e komandantit Adem Jashari, por sepse nuk ka vend tjetër ku mund ta fillosh 28 Nëntorin. Në këtë vend, i cili është vendi i shenjtë i të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen në botë dhe ku është pikënisja e secilit aktivitet i cili lidhet me historinë tonë, me lirinë tonë edhe me të ardhmen e kombit tonë. Për shkak se ai që harron historinë, harron edhe të ardhmen që ka për të ndërtuar”, ka deklaruar Gërvalla-Schwarz.

Ajo ka folur edhe për rëndësinë e bashkëpunimit dhe përgjegjësinë e dy shteteve shqiptare, Kosovës dhe Shqipërisë, në përfaqësimin e shqiptarëve kudo në botë.

Ministrja ka rikujtuar sakrificën e mijëra njerëzve që dhanë jetën për lirinë e Kosovës, duke theksuar se 28 Nëntori është një përkujtim i vazhdueshëm i gjakut të derdhur dhe përgjegjësisë ndaj historisë kombëtare.

“Nëntorët shqiptarë, 28 Nëntorët shqiptarë kulmuan në dy shtetet tona, Republika e Shqipërisë dhe Republika e Kosovës. 28 Nëntori na përkujton që kemi shumë punë për të bërë me qëllim që shqiptarët anekënd botës ku janë ta ndjejnë veten të përfaqësuar denjësisht nga dy shtetet e tyre dhe ta ndjejnë veten përgjegjës për sakrificën, për gjakun e derdhur, për të gjithë ata trupa, ata mijëra e mijëra trupa, të cilët të mbështjellë me flamurin kombëtar prehen në tokën e Kosovës”, ka thënë Gërvalla-Schwarz./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Abdixhiku uron SHBA-të për 4 Korrikun: Miqësia me Amerikën është themel historik i Kosovës

Abdixhiku uron 28 Nëntorin: Secili brez ka përgjegjësinë e vet ndaj atdheut

NATO uron Shqipërinë: Gëzuar Ditën e Pavarësisë, aleanca jonë është themeli i mbrojtjes së ndërsjellë

NATO uron Shqipërinë: Gëzuar Ditën e Pavarësisë, aleanca jonë është themeli i mbrojtjes së ndërsjellë

Çitaku nga Prekazi: Lufta për liri nuk është krim, Kosova e pavarur është kryevepra e Adem Jasharit

Çitaku nga Prekazi: Lufta për liri nuk është krim, Kosova e pavarur është kryevepra e Adem Jasharit

​Rama për muralin: Nëse tentojnë të na ndalin jashtëligjshëm, do të ballafaqohemi me ta

​Rama për muralin: Nëse tentojnë të na ndalin jashtëligjshëm, do të ballafaqohemi me ta

Abdixhiku uron SHBA-të për 4 Korrikun: Miqësia me Amerikën është themel historik i Kosovës

Abdixhiku uron 28 Nëntorin: Secili brez ka përgjegjësinë e vet ndaj atdheut

NATO uron Shqipërinë: Gëzuar Ditën e Pavarësisë, aleanca jonë është themeli i mbrojtjes së ndërsjellë

NATO uron Shqipërinë: Gëzuar Ditën e Pavarësisë, aleanca jonë është themeli i mbrojtjes së ndërsjellë

Gërvalla nga Prekazi: S’ka vend tjetër ku mund ta fillojmë 28 Nëntorin, kush harron historinë harron të ardhmen

Gërvalla nga Prekazi: S’ka vend tjetër ku mund ta fillojmë 28 Nëntorin, kush harron historinë harron të ardhmen

Çitaku nga Prekazi: Lufta për liri nuk është krim, Kosova e pavarur është kryevepra e Adem Jasharit

Çitaku nga Prekazi: Lufta për liri nuk është krim, Kosova e pavarur është kryevepra e Adem Jasharit

​Rama për muralin: Nëse tentojnë të na ndalin jashtëligjshëm, do të ballafaqohemi me ta

​Rama për muralin: Nëse tentojnë të na ndalin jashtëligjshëm, do të ballafaqohemi me ta

Haxhiu në Prekaz nderon familjen Jashari: Sakrifica e tyre ka peshë të veçantë për lirinë e Kosovës

Haxhiu në Prekaz nderon familjen Jashari: Sakrifica e tyre ka peshë të veçantë për lirinë e Kosovës

Ceremonia e Pavarësisë së Shqiperise në Vlorë, bashkohen krerët e shtetit shqiptar dhe Kosovës

Ceremonia e Pavarësisë së Shqiperise në Vlorë, bashkohen krerët e shtetit shqiptar dhe Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën