TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Lladrovci: Sa më shumë afrohet 16 shtatori, aq më shumë rriten gjasat që Hashim Thaçi të bëhet president

by Tëvë1
32 minuta ago
1
A A
Lladrovci: Sa më shumë afrohet 16 shtatori, aq më shumë rriten gjasat që Hashim Thaçi të bëhet president

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka komentuar zhvillimet politike rreth zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke vlerësuar punën e shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri.

Lladrovci ka thënë se Tahiri, pavarësisht se sipas tij është duke vepruar i vetëm, “është në nivel të detyrës”, ndërsa ka komentuar edhe deklaratën e tij se ish-presidenti Hashim Thaçi është presidenti që i duhet Kosovës.

Sipas Lladrovcit, deklarata e Tahirit për Thaçin ka marrë mbështetje vetëm nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj dhe Nasim Haradinaj.

“Sa më shumë po afrohet 16 shtatori, gjasat që Hashim Thaçi të bëhet president, po rriten”, ka shkruar Lladrovci.

Ai ka pretenduar se edhe në Serbi ka shqetësim lidhur me mundësinë e lirimit të Thaçit, duke e cilësuar atë si një prej kundërshtarëve më të fuqishëm të politikave dhe ekspansionizmit serb.

Lladrovci ka theksuar se vetë Thaçi, në intervistën e fundit, nuk ka dhënë shenja se dëshiron të rikthehet në postin e presidentit.

“Fundja, statusi juridik i Thaçit pas 16 shtatorit, varet nga vendim i Gjykatës Speciale, nëse do të ketë ndonjë pengesë për kandidim ose ushtrim të funksionit publik”, ka shkruar ai.

Kryetari i Drenasit ka thënë se deklarata e Tahirit duket se ka zënë të papërgatitur edhe PDK-në, e cila, sipas tij, qëndron fuqishëm në mbrojtje të Thaçit, por ende nuk e ka konfirmuar qëndrimin për propozimin që Thaçi të jetë president.

Lladrovci ka komentuar edhe rolin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke thënë se ai mund të jetë duke e analizuar situatën politike lidhur me zgjedhjen e presidentit.

Në postimin e tij, ai ka përmendur edhe mundësinë që profesori universitar Bekim Sejdiu të shërbejë si “urë e përkohshme” për një zgjidhje politike, duke vlerësuar se aktualisht “vullnet ka, por nuk janë numrat për president”.

Në fund, Lladrovci ka ngritur si skenar mundësinë që shtyrjet dhe përpjekjet për të fituar kohë rreth zgjedhjes së presidentit të çojnë në një zhvillim të paparashikuar.

“Më 16 shtator, Hashim Thaçi president!”, ka përfunduar ai.

Postimi i plotë:

Arian Tahiri megjithëse i vetmuar, është në nivel të detyrës

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka dëshmuar megjithëse i vetmuar, është në nivel të detyrës.

Deklarimi i Tahirit se Hashim Thaçi është Presidenti që i duhet Kosovës, mori mbështetje vetëm nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj dhe Nasimi.

Sa më shumë po afrohet 16 Shtatori, gjasat që Hashim Thaçi të bëhet president, po rriten. Me afrimin e kësaj date, edhe koria e individëve po rritet. Kjo i gjason fjalës së urtë “uji tuj u pakue e njerzit tuj u myt”.

Lideri serb madje është në panik dhe ka lëshuar alarm lidhur me lirimin e Thaçit. Armiku më i fuqishëm i tij dhe ekspansionizmit serb, është dëshmuar Hashim Thaçi. Përdorimi i emrit të Thaçit si “rrezik” në fushatën zgjedhore serbe garanton pikë.

Hashim Thaçi vetë, në intervistën e fundit, nuk ka dhënë shenja që ai vetë dëshiron të rikthehet si president.

Fundja, statusi juridik i Thaçit pas 16 shtatorit, varet nga vendim i Gjykatës Speciale, nëse do të ketë ndonjë pengesë për kandidim ose ushtrim të funksionit publik.

Po, Arian Tahiri si duket e zuni të papërgatitur edhe PDK-në, e cila qëndron fuqishëm në mbrojtje të Thaçit, por, ende nuk po e konfirmon qëndrimin rreth propozimit të Tahirit – Thaçi President.

Si matematikan i dy të panjohurave, z. Kurti, sipas të gjitha gjasave po e lexon situatën dhe pajtohet me deklaratën e Vuçiqit se më 16 shtator lirohet Thaçi.

Nëse me Thaçin nuk pajtohej që z. Demaçi të bëhej President, tash e ka shansin të hyjë në histori, duke u pajtuar me propozimin e Tahirit që Thaçi të bëhet president, më 16 Shtator.

Prof. dr. Bekim Sejdiu, si propozim për President mund të jetë urë e përkohshme për të arritur Kurti te finalja. Sipas gjendjes, vullnet ka por nuk janë numrat për president, për këtë flet disponimi i sotëm – akull.

Këto shtyrje dhe blerje kohe për presidentin nga Kurti, megjithatë mund ta kenë epilogun e paparashikuar që çon te ideja e z. Tahiri: Më 16 shtator, Hashim Thaçi president!

Tags: ramiz lladrovciTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Marrëveshja LVV-LDK për presidentin, analistët: Kandidaturë e mirë, por brenda LDK-së mund të ketë rebelim

Marrëveshja LVV-LDK për presidentin, analistët: Kandidaturë e mirë, por brenda LDK-së mund të ketë rebelim

Kulla për Shehollin: Nuk më çudit aktiviteti i tij në Kosovë, ka edhe shumë të tjerë si ai

Kulla për Shehollin: Nuk më çudit aktiviteti i tij në Kosovë, ka edhe shumë të tjerë si ai

Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë

Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush tjetër nuk ka interes për këtë

PDK dhe Aleanca paraqitën në sallën e Kuvendit, vendosin letra ku shkruhet: Respektoni Kushtetutën

PDK i dorëzon sërish kërkesë Deharit për thirrjen e seancës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën