TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Lladrovci aktivizon Shtabin Emergjent pas zjarrit në Fabrikën e Plastikës

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Lladrovci aktivizon Shtabin Emergjent pas zjarrit në Fabrikën e Plastikës

Komuna e Drenasit ka aktivizuar Shtabin Emergjent, pas shpërthimit të zjarrit në Fabrikën e Plastikës, në Qendrën e Biznesit Drenasi I.

Kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci, ka dalë në vendin e ngjarjes, duke shprehur keqardhje te pronarët e fabrikës, për dëmet në fabrikë.

Lladrovci ka konfirmuar se është aktivizuar Shtabi emergjent për rastin, njëherësh ka falënderuar të gjithë ata që po marrin pjesë në shuarjen e zjarrit dhe pret përkrahje edhe nga niveli qendror.

“Kjo është katastrofë materiale dhe ekologjike, kam ftuar për ndihmë edhe kolegët e nivelit lokal, edhe të nivelit qendror, njëherësh kemi aktivizuar Shtabin emergjent komunal. Falënderoj zjarrfikësit, Policinë e Kosovës, inspektoratet dhe të gjithë të tjerët që po ndihmojnë në shuarjen e zjarrit. Rreth objektit që po digjet janë në gatishmëri ekipet e zjarrfikësve për të mos lejuar përhapjen e zjarrit në fabrikat tjera”, ka deklaruar Lladrovci.

Sot, para dite ka shpërthyer zjarr i madh, në Fabrikën e Plastikës në Qendrën e Biznesit Drenasi I dhe me këtë rast, zjarrfikësit e Drenasit, kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Njoftimi i plotë:

Lladrovci aktivizon Shtabin emergjent për shuarjen e zjarrit në Fabrikën e Plastikës

Aktivizohet Shtabi emergjent i komunës së Drenasit, pas shpërthimit të zjarrit në Fabrikën e Plastikës, në Qendrën e Biznesit Drenasi I, në krye të të cilit është kryetari i komunës, Ramiz Lladrovci.

Sot, para dite ka shpërthyer zjarr i madh, në Fabrikën e Plastikës në Qendrën e Biznesit Drenasi I dhe me këtë rast, zjarrfikësit e Drenasit, ka shkuar në vendin e ngjarjes, njëherësh kanë ftuar kolegët e komunave tjera për ndihmë në shuarjen e zjarrit.

“Kjo është katastrofë materiale dhe ekologjike, kam ftuar për ndihmë edhe kolegët e nivelit lokal, edhe të nivelit qendror, njëherësh kemi aktivizuar Shtabin emergjent komunal. Falënderoj zjarrfikësit, Policinë e Kosovës, inspektoratet dhe të gjithë të tjerët që po ndihmojnë në shuarjen e zjarrit. Rreth objektit që po digjet janë në gatishmëri ekipet e zjarrfikësve për të mos lejuar përhapjen e zjarrit në fabrikat tjera”, ka deklaruar z. Lladrovci.

Në përkrahje të zjarrfikësve të Drenasit, kanë arritur edhe njësitë tjera zjarrëfikëse nga Malisheva, Skenderaji, Lipjani e Prishtina.

Zjarri ka përparuar shumë shpejtë sepse ka erë e cila po e ndihmon përhapjen e flakëve dhe lënda e parë që po digjet.

Kryetari i Drenasit Ramiz Lladrovci, ka dalë në vendin e ngjarjes, duke shprehur keqardhje te pronarët e fabrikës, për dëmet në fabrikë, pajisje, objektet, si dhe materialit riprodhues.

Lladrovci ka konfirmuar se është aktivizuar Shtabi emergjent për rastin, njëherësh ka falënderuar të gjithë ata që po marrin pjesë në shuarjen e zjarrit dhe pret përkrahje edhe nga niveli qendror.

Tashmë, tymi i madh nga djegia e fabrikës ka arritur në vendbanimet e fshatrat e Drenasit me ç’rast qytetarët kanë ankesa për ndotjen dhe dëmet që po ju shkaktohen.

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bajrami paralajmëron opozitën: Shkuarja në zgjedhje për presidentin mund t’i japë LVV-së 80 deputetë

Bajrami paralajmëron opozitën: Shkuarja në zgjedhje për presidentin mund t’i japë LVV-së 80 deputetë

Anëtarja e PSD-së thotë se asnjë kandidat për president i propozuar nga LVV nuk duhet të votohet

Anëtarja e PSD-së thotë se asnjë kandidat për president i propozuar nga LVV nuk duhet të votohet

Njohësit e sigurisë thonë se kërcënimet ndaj krerëve të shtetit duhet të merren seriozisht

Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuar për ‘vrasje në tentativë dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’

Rrusta: Opozitëbërja në Kosovë ka qenë performative

Rrusta: Opozitëbërja në Kosovë ka qenë performative

Bajrami paralajmëron opozitën: Shkuarja në zgjedhje për presidentin mund t’i japë LVV-së 80 deputetë

Bajrami paralajmëron opozitën: Shkuarja në zgjedhje për presidentin mund t’i japë LVV-së 80 deputetë

Barcelona kalon në çerekfinale të Kupës së Mbretit

Barcelona kalon në çerekfinale të Kupës së Mbretit

“InfoNata” 15.01.2026

“InfoNata” 15.01.2026

Como e Vojvoda nuk ia dalin, Milani fiton me përmbysje

Como e Vojvoda nuk ia dalin, Milani fiton me përmbysje

Plisat me komunikatë tjetër kundër kryesisë së KB Prishtinës – “Lufta jonë nuk ndalet”

Plisat me komunikatë tjetër kundër kryesisë së KB Prishtinës – “Lufta jonë nuk ndalet”

Anëtarja e PSD-së thotë se asnjë kandidat për president i propozuar nga LVV nuk duhet të votohet

Anëtarja e PSD-së thotë se asnjë kandidat për president i propozuar nga LVV nuk duhet të votohet

Mirsad Çollaku zgjidhet anëtar i KE-së në FFK

Mirsad Çollaku zgjidhet anëtar i KE-së në FFK

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën