Skuadra e Liverpoolit ka bërë edhe një hap tjetër drejt titullit të kampionit në Premier League.
Liverpooli, të mërkurën mbrëma në stadiumin “Anfield Road” triumfoi 2:0 ndaj Newcastle Unitedit.
Dominik Szoboszlai (11’) dhe Alexis Mac Allister (63’) shënuan golat për fitoren dhe shkëputjen e Liverpoolit në tabelë.
Me këtë fitore, që është e 20-ta këtë sezon në Premier League, Liverpooli ka forcuar pozitën e parë në tabelë me 67 pikë, 13 më shumë se Arsenali që zë vendin e dytë por që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.