Me ndeshjen mes Britanisë së Madhe dhe Lituanisë ka nisur “Eurobasket 2025”.
Në Tampere të Finlandës, Lituania shënoi fitore bindëse, 94:70.
Lituanët prej fillimit kanë shfaqur më shumë dhe në fund morën fitoren e pritur.
Azuolas Tubelis udhëhoqi Lituaninë me 17 pikë e shtatë kërcime. Jonas Valanciunas i kishte 18 pikë e nëntë kërcime, ndërsa Margiris Normantas i shënoi 12 pikë, ndërsa i shtoi katër kërcime e tri asistime.
Te Britania e Madhe më i dalluari ishte Akëasi Yeboah me 17 pikë e katër kërcime.
Ndeshja i takoi Grupit B të Kampionatit Evropian për basketbollistë.
Të premten Lituania luan me Malin e Zi, ndërsa Britania e Madhe me Finlandën.