TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Lista Serbe i reagon Osmanit: U zgjodhe Presidente me dy vota tona, atëherë nuk ishim kriminelë

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Lista Serbe i reagon Osmanit: U zgjodhe Presidente me dy vota tona, atëherë nuk ishim kriminelë

Në një njoftim të Listës Serbe thuhet se Osmani është “satelit” i kryeministrit Albin Kurti, dhe, sipas këtij subjekti, ajo është në zyrë përderisa përcjell “verbërisht urdhrat e tij”.

“Lista Serbe më së paku është përfaqësuese e interesave të serbëve që jetojnë në Kosovë. Lista Serbe për fat të keq është shndërruar në përfaqësuese të interesave të organizatave kriminale.

Unë jo vetëm që jam presidente e të gjithë qytetarëve pa dallim, përfshirë të gjithë serbët që jetojnë në Kosovë, por jam komandante supreme e ushtrisë së këtij vendi, e cila në mesin e saj ka edhe shqiptarë, edhe serbë, edhe turq e të komuniteteve të tjera”, ka thënë Osmani.

Kësaj i është përgjigjur sërish Lista Srpska, duke e komentuar Ushtrinë e Kosovës.“Në anën tjetër, ne ju kujtojmë se ajo e prezanton vetën e saj si komandante supreme e një ushtrie, por ajo ushtri nuk guxon të vijë në veri të Kosovës, ushtri e cila ka pilotë por jo helikopterë, mos të flasim për tanke dhe aeroplanë”.

Sipas Listës Serbe, Osmani arriti të bëhet presidente falë dy deputetëve nga grupi parlamentar i saj. “Ajo e di se falë cilit zyrtar të lartë të Listës Serbe, ata dy deputetë u pajtuan që ta votojnë atë të zgjidhet”, thuhet në njoftimin e partisë serbe në Kuvend, e cila eviton përmendjen e funksionit të Presidentes së Republikës së Kosovës.

Presidentja Osmani e quajti listën serbe “të lidhur me struktura kriminale”, kur u pyet për një deklarim të këtij subjekti rreth saj, në konferencën me Presidentin slloven, Pahor.

Lista Serbe thotë se kur Osmani u zgjodh Presidente, “atëherë nuk ishin kriminelë për të”.

Tutje në njoftim ky subjekt politik ka shkruar se nuk e pranon Osmanin si presidente, por vetëm presidentin serb, Aleksandër Vuçiqin./EO/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Moti për ditën e nesërme, me diell dhe vranësira të shpërndara

11 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri

11 vatra zjarri në 24 orë në Shqipëri

“Është skenar i VV-së që zgjedhjet t’i caktojnë me 27 dhjetor”, Ramadani reagon pas vendimit të fundit të Vetëvendosjes

“Është skenar i VV-së që zgjedhjet t’i caktojnë me 27 dhjetor”, Ramadani reagon pas vendimit të fundit të Vetëvendosjes

Sadiku reagon pas vendimit të Vetëvendosjes për t’i votuar Çitakun e Shalën: Duan zgjedhje më 27 dhjetor

Real Madrid shkëlqen ndaj Rayo Vallecanos

Real Madrid shkëlqen ndaj Rayo Vallecanos

Arsenali fiton ndaj Sunderlandit të Xhakës në udhëtim

Arsenali fiton ndaj Sunderlandit të Xhakës në udhëtim

Vetëvendosje konfirmon se nesër do ta votojnë Vlora Çitakun e Kujtim Shalën për nënkryetarë të Kuvendit

Vetëvendosje konfirmon se nesër do ta votojnë Vlora Çitakun e Kujtim Shalën për nënkryetarë të Kuvendit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën