TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Lista e simptomave të COVID ka ndryshuar

by Besarta Mehmeti
3 vjet ago
1
A A
Lista e simptomave të COVID ka ndryshuar

Sipas Dr. Tim Spector, profesor në King’s College në Londër, i cili është gjithashtu një nga themeluesit e aplikacionit kërkimor për COVID-19, dy të tretat e të infektuarve kanë dhimbje të fytit.

Në një raport të mbajtur nga Independent, ky mjek thotë se ethet dhe humbja e nuhatjes dhe shijes rrallë vërehen te njerëzit këto ditë. Nga ana tjetër, humbja e oreksit është ende një nga simptomat tipike të COVID-19.

“Në fazat e hershme të pandemisë, humbja e oreksit u raportua nga rreth tre në dhjetë të rritur me COVID-19, duke u rritur në rreth katër në dhjetë persona mbi moshën 65 vjeç,” thotë Dr. Spector.

Simptoma të tjera të COVID-19, të cilat zakonisht vërehen edhe te njerëzit, janë rrjedhja e hundës, dhimbja e kokës, teshtitja, kolla e vazhdueshme, gulçimi dhe nganjëherë temperatura e lartë e trupit.

Lodhja është një simptomë që ekziston tek personat e infektuar gjatë dhe pas COVID-19 dhe aktualisht konsiderohet si treguesi kryesor i Covid-it të zgjatur, domethënë një gjendje në të cilën simptomat mbeten të dukshme për javë ose muaj pas infektimit.

Përveç simptomave të mësipërme, nuk duhen anashkaluar diarreja, dhimbjet e gjoksit, zhurma në vesh, problemet me gjumin, humbja e kujtesës dhe përqendrimi.

Megjithëse ethet fillimisht konsideroheshin si simptoma kryesore e COVID-19, tani mungesa e temperaturës nuk do të thotë që nuk keni COVID-19. Tashmë një dhimbje fyti dhe një dhimbje koke e lehtë do të thotë se mund të keni marrë një infeksion viral.

Për më tepër, ethet e larta dhe humbja e shqisës së nuhatjes tani janë vërtet të rralla, prandaj shumë të moshuar ndonjëherë mendojnë se nuk kanë COVID-19, por janë të ftohur.

Mungesa e vetëdijes për simptomat ngadalëson ritmin e testimit dhe mbikëqyrjes. Personat që janë njohur vetëm me simptomat e infeksionit deri më tani nuk janë testuar dhe si rezultat, infeksioni vazhdon të përhapet./Alsat Mk

ShareTweet

Postime të ngjashme

Përgjumja gjatë ditës – Sekreti për shëndet më të mirë dhe energji të shtuar

Përgjumja gjatë ditës – Sekreti për shëndet më të mirë dhe energji të shtuar

Leukemia dhe limfoma: Si dallojnë, simptomat dhe faktorët kryesorë të rrezikut

Leukemia dhe limfoma: Si dallojnë, simptomat dhe faktorët kryesorë të rrezikut

Identifikohet një nga shkaqet kryesore të demencës!

Identifikohet një nga shkaqet kryesore të demencës!

Qëndrimi zgjuar gjatë natës rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru

Qëndrimi zgjuar gjatë natës rrit rrezikun e sulmeve në zemër dhe goditjeve në tru

IKD: Vendimet urgjente në Kuvend janë buxheti e marrëveshjet ndërkombëtare

IKD: Vendimet urgjente në Kuvend janë buxheti e marrëveshjet ndërkombëtare

Tifozët e Pejës kthehen kundër klubit, akuzojnë kryesinë

Te Peja nisin ndryshimet, largohen tre basketbollistë të huaj

Pas 1 viti burg, Gjykata e Posaçme i refuzon lirimin Erion Veliajt

Pas 1 viti burg, Gjykata e Posaçme i refuzon lirimin Erion Veliajt

Pisa e Serie A shkarkon trajnerin Gilardino

Pisa e Serie A shkarkon trajnerin Gilardino

Juventusi bën dy transferime në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit

Juventusi bën dy transferime në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit

Vdes ish-kryetari i KB Drita, Fazli Fazliu

Vdes ish-kryetari i KB Drita, Fazli Fazliu

Juventusi refuzoi ofertën e Evertonit për Zhegrovën, Spalletti e do si zëvendësues të Conceicaos

Juventusi refuzoi ofertën e Evertonit për Zhegrovën, Spalletti e do si zëvendësues të Conceicaos

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën