TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Lirohen nga akuzat 16 të akuzuarit në rastin “Toka 3”

by tëvë1
4 vjet ago
1
A A
Lirohen nga akuzat 16 të akuzuarit në rastin “Toka 3”

Aktgjykimi ndaj tyre u shpall të hënën, nga gjykatësja Violeta Namani, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Në këtë rast, Baki Abdullahu, Haki Hyseni, Arsim Hasani, Valdet Shaqiri, Skender Potera, Muharrem Kadriu, Xhevahir Begolli, Nadir Shantir, Sali Bivolaku, Idriz Buza, Shkëlqim Latifaj, Enver Çoçaj, Jeton Govori, Besnik Rexha, Jusuf Lataj dhe Agron Haxhosaj, akuzoheshin se kanë përvetësuar dhe kanë tentuar të transferojnë parcelat në pronësi shoqërore që ndodheshin në Llapnasellë e Veternik, me qëllim të fshehjes apo maskimit të natyrës, burimit, sistemimit, lëvizjes dhe pronësisë së pronave.

Sipas aktgjykimit, të akuzuarit u liruan nga aktakuza, pasi nuk është provuar se kanë kryer veprat penale me të cilat ngarkoheshin.

Palët e dëmtuara, për realizimin e kërkesës pasurore-juridike udhëzohen në kontest të rregullt civil.

Kundër këtij aktgjykimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese.

Në këtë rast, akuzohet edhe Samir Haxhimusaj, për të cilin, kryetarja e trupit gjykues Violeta Namani, në seancën e 31 majit 2021 ka bërë veçimin e procedurës, pasi ka konstatuar se i njëjti gjendet jashtë vendit.

Gjykata Themelore në Prishtinë më 1 shtator 2021, e kishte hudhur poshtë aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK).

Kundër këtij aktvendimi, ankesë kishte ushtruar PRSK-ja, për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës, shkeljes së ligjit penal si dhe vërtetimit jo të plotë dhe të gabuar të gjendjes faktike.

Me këtë ankesë, prokuroria ka kërkuar që të ndryshohet vendimi i shkallës së parë dhe të vendoset që të vazhdohet procedura penale ndaj të akuzuarve ose rasti të kthehet në rivendosje.

Gjykata e Apelit ka marrë vendim, me të cilin e ka ndryshuar vendimin e shkallës së parë dhe ka vendosur që lënda ndaj 16 të akuzuarve për shpëlarje të parasë, të shkojë në shqyrtim gjyqësor.

Gjykata e Apelit ka vlerësuar se aktvendimi i ankimuar është i përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës, po ashtu dispozitivi i aktvendimit është i paqartë dhe i pakuptueshëm.

Po ashtu, Apeli ka vlerësuar se në arsyetimin e aktvendimit të ankimuar nuk janë dhënë arsye të mjaftueshme dhe të qarta lidhur me faktet vendimtare, të cilat i ka vërtetuar apo nuk i ka vërtetuar, si dhe është në kundërshtim me shkresat e lëndës si dhe arsyet në të cilat është bazuar në rastin e zgjedhjes së kësaj çështje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rutte: KFOR-i është aty pavarësisht aktgjykimit në Hagë për ish-krerët e UÇK!

Rutte: KFOR-i është aty pavarësisht aktgjykimit në Hagë për ish-krerët e UÇK!

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

Suspendohet polici pasi nuk i dorëzoi 105 eurot e gjetura, i la në kuti bamirësie

Dy nga gjashtë të akuzuarit serbë për barrikadat në veri pranojnë fajësinë

Nesër mbahet seanca për shqyrtimin fillestar ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte kundër popullatës civile

Mbledhja solemne e qeverisë – Kurti kërkon votë për Presidentin, e liri për çlirimtarët

Një i vdekur dhe 25 të zhdukur pasi varka me emigrantë u fundos në ishullin grek pranë Kretës

Vazhdojnë sulmet izraelite në Gaza, raportohet për dy të vrarë

Vazhdojnë sulmet izraelite në Gaza, raportohet për dy të vrarë

Mbledhja solemne e qeverisë – Kurti kërkon votë për Presidentin, e liri për çlirimtarët

Mbledhja solemne e qeverisë – Kurti kërkon votë për Presidentin, e liri për çlirimtarët

Lista Serbe kërkon shtim të pranisë së KFOR dhe EULEX para aktgjykimit në Hagë

Lista Serbe kërkon shtim të pranisë së KFOR dhe EULEX para aktgjykimit në Hagë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën