Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi sot ka pritur në takim përfaqësuesin e përhershëm të UNDP-së në Kosovë, Nuno Queiros.
Në njoftimin e Komunës, bëhet e ditur se gjatë takimit të dy palët kanë biseduar për projektet që janë duke u realizuar në këtë komunë, ku theks të veçantë i ka kushtuar projektit të Zip Line, që sipas komunës, po planifikohet të realizohet në Liqenin e Batllavës.
Ndryshe, përfaqësuesi I UNDP e ka përgëzuar Bulliqin për punët dhe projektet që po realizohen në qëllim të krijimit të kushteve më të mira për qytetarët./teve1.info/