Në “Këndi i Debatit” në Tëvë 1, Limaj theksoi se kabineti qeveritar nuk po e kuptojnë se me çfarë munden me u ballafaqu.
Sipas tij, nuk mund të demonstrohet forcë “në territorin tënd”.
“Ajo çka unë po e shoh, po shoh një qasje totalisht periferike, të pakuptueshme. Djem që s’janë kah e kuptojnë esencën e problemit, që s’janë kah e kuptojnë çka munden me u ballafaqu. Djem që nuk e kuptojnë deri ku mund e fusin vendin. Nuk janë të vetëdijshëm në çfarë rreziqe munden me fut vendin. Me sjellje ad-hoc, të pasygjeruara mirë. Mos harroni, nuk është patriotizëm me muskuj e demonstrim force në territorin tonë”, tha Limaj. /Teve1.info/