TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Ligji i ri për zgjedhjet e përgjithshme, Radoniqi: Zbatimi do të jetë sfidues në zgjedhjet e 9 shkurtit

by TËVË 1
1 vit ago
0
A A
​Ligji i ri për zgjedhjet e përgjithshme, Radoniqi: Zbatimi do të jetë sfidues në zgjedhjet e 9 shkurtit

Me qëllim të avancimit të shërbimeve për votuesit, subjektet politike dhe vëzhguesit e zgjedhjeve, sot është zhvilluar softueri i KQZ-së me mbështetjen e misionit të OSBE-së.

Ky softuer është prezantuar në hapësirat e sallës “1 Tetori”, ndërkohë që është simuluar procesi i votimit. Kryetari i Komisionit Qendror i Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi theksoi se me Ligjin e ri për Zgjedhjet e Përgjithshme, procesi zgjedhor ka pësuar ndryshime thelbësore. Sipas tij, zbatimi do të jetë sfidues në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit të vitit 2025.

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi tha se janë bërë pjesë aktive e procesit të reformës zgjedhore të udhëhequr nga Kuvendi i Kosovës.

“Me Ligjin e ri për Zgjedhjet e Përgjithshme, procesi zgjedhor si brenda, por edhe jashtë vendit, ka pësuar ndryshime thelbësore dhe sigurisht se zbatimi i tij do të jetë sfidues në zgjedhjet e datës 9 shkurt 2025, por shpreh gatishmërinë e KQZ-së për të përmbushur detyrat që dalin para nesh”, tha ai.

Radoniqi shtoi se KQZ është e përkushtuar në avancimin e procesit zgjedhor dhe se po bën hapa në digjitalizimin e operacioneve zgjedhore.

“Softueri i KQZ-së, i cili është zhvilluar me mbështetjen e misionit të OSBE-së në Kosovë, ka për qëllim të avancojë shërbimet e institucionit për votuesit, subjektet politike dhe vëzhguesit e zgjedhjeve. Andaj, në emër të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, shpreh mirënjohjen për OSBE-në dhe ambasadorin Davenport, në ndihmën e dhënë në këtë drejtim, që padyshim se do të avancojë edhe më shumë procesin zgjedhor në Republikën e Kosovës, si themel për fuqizimin e demokracisë përmes zgjedhjeve”, shtoi ai.

Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport tha se zbatimi i këtij softueri është hap i rëndësishëm për përmirësimin e efikasitetit.

“Kjo paraqet një hap të rëndësishëm përpara sa i përket përmirësimit të efikasitetit, transparencës dhe për integritetin të procesit zgjedhor. Dhe natyrisht koha kur po bëhet kjo është shumë e rëndësishme se sapo janë shpallur zgjedhjet e radhës. Ne të gjithë e dimë se zgjedhjet e lira dhe të drejta janë bazë e demokracisë. Duke e pajisur KQZ-në me këtë softuer bashkëkohor, jo vetëm që po mbështesim modernizimin e infrastrukturës zgjedhore, por në të njëjtën kohë jemi duke i ofruar edhe votuesve një arsye shtesë për të pasur besimin në procesin zgjedhor”, deklaroi Davenport.

Me zbatimin e këtij softueri, Davenport shtoi se do të bëhet e mundur menaxhimi i zgjedhjeve të jetë më i lehtë dhe se do të sigurohen rezultate në kohë të duhura. Zgjedhjet e rregullta parlamentare në Kosovë do të mbahen me 9 shkurt të vitit 2025.

Tags: KQZ​Ligji i ri për zgjedhjet e përgjithshmeOSBE
ShareTweet

Postime të ngjashme

Përleshje fizike në Prishtinë – një i lënduar dhe një i arrestuar

Ndalohet kamioni me dru pa dokumentacion në Podujevë, konfiskohet sasia drunore

Vdes në QKUK një person nga Nobërgjani i Pejës si pasojë e lëndimeve të rënda

Incident në Dobrajë të Madhe, dyshohet për rrahje mes tre personave – Policia jep detaje

BE-ja mirëpret Qeverinë e re të Kosovës, Kallas paralajmëron takim Kurti-Vuçiq

BE-ja mirëpret Qeverinë e re të Kosovës, Kallas paralajmëron takim Kurti-Vuçiq

Qeveria njofton mbledhje në ora 12:00, ndërsa Kuvendi tenton konstituimin për herë të 38-të

Qeveria “Kurti III” mban mbledhjen e parë

AUV ndalon përkohësisht importin e qumështit për foshnje “APTAMIL”

AUV ndalon përkohësisht importin e qumështit për foshnje “APTAMIL”

Mishetiq: Nuk ka prova që lidhin Thaçin me komunikatat apo krimet e UÇK-së

Hashim Thaçit i vazhdohet paraburgimi në rastin për krime lufte

Begaj uron Kurtin për qeverinë e re: Mbështetje vëllazërore për Kosovën

Begaj uron Kurtin për qeverinë e re: Mbështetje vëllazërore për Kosovën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën