TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Liga e Parë, vazhdon në mesjavë

by tëvë1
6 muaj ago
0
A A
FFK-ja e quan aksidentale përplasjen e kryetifozit me kapitenin e Kosovës

Liga e Parë e futbollit në Kosovë nuk njeh pushim.

Këtë mesjavë, do të zhvillohet java e 13-të e kampionatit, me disa përballje mjaft interesante në kalendar.

Pa dyshim, sfida që bie më shumë në sy është derbi i madh mes Lirisë dhe Vëllaznimit – dy skuadra me histori, rivalitet të gjatë dhe tifozeri të zjarrta.

Vëllaznimi ndodhet aktualisht në vendin e dytë me 24 pikë, ndërsa Liria renditet në pozitën e shtatë me 20 pikë. Një humbje eventuale për skuadrën prizrenase do ta largonte edhe më shumë nga garat për tre vendet e para që sigurojnë ngjitjen në Superligë.

Një tjetër përballje e fortë do të zhvillohet në Vushtrri, ku skuadra vendase do të presë Istogun – një ekip në formë, që vjen pas fitores dërrmuese 6-0 ndaj KEK-ut.

Ndërkohë, Trepça ’89, që po kalon një formë të shkëlqyer, do të udhëtojë drejt Suharekës për një ndeshje që nuk pritet të jetë e lehtë, pasi vendasit kanë treguar stabilitet dhe dëshirë për të bërë surpriza me lojtarët e rinj në përbërje.

Feronikeli, një tjetër pretendent për ngjitje, do të kërkojë të rikthehet te fitorja pas dy humbjeve radhazi.

Ata do të përballen me 2 Korrikun, skuadra e fundit në renditje. Dinamo pret Kikën, ndërsa në Ferizaj pritet një duel i fortë dhe i paparashikueshëm mes Tefik Çangës dhe Ramiz Sadikut.

Trepça do të jetë mysafire e Vjosës në Shtime, një skuadër që vjen me moral të lartë pas fitores në Prizren.

Ndërkohë, në Pejë zhvillohet derbi lokal ndërmjet Rilindjes 1974 dhe Besës, që është në një krizë të thellë rezultatesh.

KEK-u, që vuan në fundin e tabelës, do të kërkojë të ringjallet në ndeshjen ndaj Prizrenit. Këto dy përballje pritet të jenë të rëndësishme për betejën e mbijetesës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arsim Abazi nuk është më trajner i Dinamos nga Ferizaj

Arsim Abazi nuk është më trajner i Dinamos nga Ferizaj

Malisheva zyrtarizon Sokolin në postin e trajnerit

Malisheva zyrtarizon Sokolin në postin e trajnerit

Prishtina e Dukagjini barazojnë në “Fadil Vokrri”

Prishtina e Dukagjini barazojnë në “Fadil Vokrri”

Rahoveci – Kastrioti, derbi i gjysmëfinaleve të Kupës

Rahoveci – Kastrioti, derbi i gjysmëfinaleve të Kupës

59 vjeçari vdes në vendin e punës – Bie nga kati i gjashtë i një ndërtesë në Ferizaj

59 vjeçari vdes në vendin e punës – Bie nga kati i gjashtë i një ndërtesë në Ferizaj

LDK kritikon Qeverinë për rikthimin e reduktimeve të energjisë dhe keqmenaxhimin e sektorit energjetik

Azemi thotë se pasi kanë nisur hetimet për njehsorët elektrikë, ka filluar ndërrimi i tyre duke u fshehur provat

Arsim Abazi nuk është më trajner i Dinamos nga Ferizaj

Arsim Abazi nuk është më trajner i Dinamos nga Ferizaj

Jashari: Nuk është e shëndetshme që një subjekt politik të kontrollojë të gjitha institucionet

Jashari: Nuk është e shëndetshme që një subjekt politik të kontrollojë të gjitha institucionet

Gjashtë të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor

Gjashtë të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor

Rama: Shqipëria, në një moment historik për anëtarësimin në BE

Rama: Shqipëria, në një moment historik për anëtarësimin në BE

Rama reagon pas humbjes së Orbanit, uron Magyarn dhe ofron bashkëpunim

Rama reagon pas humbjes së Orbanit, uron Magyarn dhe ofron bashkëpunim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën