TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Liderët globalë mobilizohen për ndihmë pas tërmeteve shkatërruese në Venezuelë

by teve1
4 muaj ago
1
A A
Liderët globalë mobilizohen për ndihmë pas tërmeteve shkatërruese në Venezuelë

Foto: AA

Liderë dhe qeveri nga e gjithë bota kanë shprehur mbështetjen e tyre për Venezuelën pas tërmeteve shkatërruese që lanë të paktën 164 të vdekur dhe qindra të plagosur.

Presidentja në detyrë Delcy Rodriguez shpall gjendje të jashtëzakonshme dhe thotë se Aeroporti Ndërkombëtar Simon Bolivar në Karakas është mbyllur për shkak të dëmeve.

Sekretari i SHBA-së, Marco Rubio ka premtuar një përgjigje “të madhe, të shpejtë dhe efektive” të SHBA-së ndaj katastrofës që po zhvillohet në Venezuelë.

“Ne kemi një përgjigje të gjithë-qeverisë. Do të jetë e madhe, e shpejtë dhe efektive,” tha Rubio.

Bashkimi Evropian tha se ka aktivizuar programin satelitor Copernicus për të mbështetur përpjekjet e rimëkëmbjes.

Komisionerja për ndihmën humanitare, Hadja Lahbib shprehu ngushëllime për popullin venezuelas dhe u zotua të ofrojë ndihmë.

“Ngushëllimet e mia për viktimat e tërmetit në Venezuelë. Po e ndjekim situatën me ekipet tona në terren dhe partnerët atje. Partnerët e financuar nga BE-ja tashmë po ofrojnë ndihmë në terren, Copernicus është aktivizuar dhe ne jemi gati të rrisim ndihmën,” tha Lahbib.

Edhe Britania e Madhe premtoi ndihmë për vendin e Amerikës Latine. Sekretarja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Yvette Cooper tha se janë duke punuar me partnerët për të vlerësuar nevojat.

“Mendimet e mia janë me ata që janë prekur nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë. Po punojmë me partnerët për të vlerësuar nevojat dhe për të ndihmuar në përgjigjen globale. Qytetarët britanikë duhet të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale dhe të kontrollojnë faqet e udhëzimeve të udhëtimit të FCDO për informacionin më të fundit,” tha Cooper.

Gjermania njoftoi poashtu se është e gatshme të vërë në dispozicion gjashtë avionë transportues Airbus A400M për operacionet e ndihmës. Ministri i Mbrojtjes, Boris Pistorius, tha se avionët mund të dërgohen në një kohë shumë të shkurtër.

Për tragjedinë ka reaguar edhe kryeministrja italiane, Giorgia Meloni e cila tha se po e ndjek situatën me “shqetësim të thellë” dhe shprehu “ngushëllimet dhe solidaritetin tonë më të thellë me autoritetet dhe popullin e Venezuelës”, duke shtuar se Italia po punon për të “aktivizuar menjëherë çdo kanal të ndihmës humanitare dhe asistencës për qytetarët tanë”.

Kina gjithashtu ka ofruar ndihmë. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Guo Jiakun, tha se “Kina është e gatshme të ofrojë çfarëdo ndihme që mundet në mënyrë të përshtatshme sipas nevojave të palës venezueliane.”

Presidenti francez tha se një ekip prej 85 specialistësh francezë në operacionet e kërkim-shpëtimit po dërgohet menjëherë në Venezuelë.

Emmanuel Macron foli me presidenten në detyrë të Venezuelës, Delcy Rodriguez, dhe shprehu solidaritet me popullin venezuelian dhe tha se Franca dhe partnerët e saj janë të gatshëm të ofrojnë ndihmë.

Presidenti turk i ka dërguar ngushëllimet e vendit të tij Venezuelës, duke thënë se Ankaraja qëndron pranë “miqve tanë venezuelas gjatë këtyre ditëve të dhimbshme dhe të vështira”.

Kurse, Ministria e Mbrojtjes e Spanjës tha se 54 ekipe shpëtimi të ushtrisë janë gati t’i përgjigjen tërmeteve të dyfishta shkatërruese në Venezuelë.

Një kontingjent nga njësia e emergjencave të ushtrisë “kombinon përdorimin e qenve të kërkimit të trajnuar posaçërisht dhe pajisjeve specifike si kamerat e shpëtimit ose gjeofonët”, tha ministria në X.

Holanda tha gjithashtu se do të dërgojë një ekip në Venezuelë dhe do të ndajë rreth 2 milionë euro për të vendosur punëtorë shpëtimi, qen kërkimi dhe pajisje.

Gatishmërinë për të ndihmuar në operacionet e shpëtimit dhe ndihmës ka shprehur edhe Irani, duke shprehur solidaritet me qeverinë dhe popullin e Venezuelës.

Ndihmë dhe solidaritet ofruan gjithashtu edhe vendet e Amerikës Latine,  Argjentina, Bolivia, Brazili, Kili, Ekuadori, El Salvadori, Meksika, Panamaja dhe Uruguai./teve1.info/

Tags: lideret globaletermetiTeve1Venezuelë
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Dita e 20-të e protestës, nis marshi drejt Kryeministrisë në Tiranë

​Dita e 20-të e protestës, nis marshi drejt Kryeministrisë në Tiranë

Arrestohet një nga oficerët më të fuqishëm të policisë në Serbi

Arrestohet një nga oficerët më të fuqishëm të policisë në Serbi

Vuçiq e lavdëron Republikën Serbe: Po e pengon njohjen e Kosovës nga Bosnja e Hercegovina

Zyra e Prokurorit të Krimit të Organizuar kërkon urgjentisht dokumentacion mbi faljet e dhëna nga Vuçiq

Kriza kushtetuese në Poloni thellohet, Tusk: Nuk do të ketë kompromis për reformën në drejtësi

Kriza kushtetuese në Poloni thellohet, Tusk: Nuk do të ketë kompromis për reformën në drejtësi

Gërvalla paralajmëron njohjet të reja pas atyre nga Kenia e Sudani

Gërvalla kërkon që rasti në Demiraj të hetohet pa vonesa

Sa kontrollohet cilësia e derivateve në Kosovë?

Si u bë medreseja konaku i diplomatëve të huaj gjatë kohës sa vendi ishte i pushtuar?

Si u bë medreseja konaku i diplomatëve të huaj gjatë kohës sa vendi ishte i pushtuar?

50 letrat që i shkëmbyen Xhevë dhe Fehmi Lladrovci

50 letrat që i shkëmbyen Xhevë dhe Fehmi Lladrovci

Protestë kundër Qeverisë, numër i vogël i qytetarëve marrin pjesë

Protestë kundër Qeverisë, numër i vogël i qytetarëve marrin pjesë

Dy viktima në Demiraj, ndalohet i dyshuari

Dy viktima në Demiraj, ndalohet i dyshuari

Hyseni: Bllokimi në komunë është për fajin e Kuvendit

Rasti në Demiraj, Hyseni: Komuna jonë u trondit nga lajmi i rëndë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën