TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Liderët e Ballkanit dhe Evropës në foto familjare para Samitit në Londër

by teve1
1 vit ago
2
A A
Liderët e Ballkanit dhe Evropës në foto familjare para Samitit në Londër

Liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe ata evropianë, kanë bërë fotografi të përbashkët para fillimit të punimeve zyrtare të Samitit të Procesit të Berlinit në Londër.

Në mesin e liderëve është edhe kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti.

Më pas do të mbahen panelet e diskutimit mbi “Ambicien dhe vizionin strategjik” dhe “Rritja, migracioni dhe siguria”.

Në punimet e samitit marrin pjesë liderë nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, qeveritë partnere të Procesit të Berlinit – Austria, Bullgaria, Kroacia, Franca, Gjermania, Greqia, Italia, Polonia, Sllovenia dhe Mbretëria e Bashkuar; përfaqësues të shoqërisë civile, rinisë dhe biznesit nga Ballkani Perëndimor; institucionet e BE-së – Komisioni Evropian (KE), Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm (EEAS) dhe Presidenca e Këshillit; institucionet financiare ndërkombëtare si dhe Organizatat rajonale.

Samitet e fundit të liderëve janë mbajtur në Berlin (2024 dhe 2022) dhe në Tiranë (2023).

Kujtojmë, Procesi i Berlinit është një iniciativë që synon rritjen e bashkëpunimit rajonal në Ballkanin Perëndimor dhe ndihmon integrimin e këtyre shteteve në Bashkimin Evropian. Ajo u lansua në gusht 2014, nga kancelarja gjermane Angela Merkel.

Procesi i Berlinit zhvillohet me mbështetjen e Komisionit Evropian, institucioneve financiare ndërkombëtare dhe shteteve anëtare të përfshira në këtë proces – Austria, Kroacia, Franca, Gjermania, Italia, Sllovenia dhe Mbretëria e Bashkuar.

Kjo iniciativë plotëson procesin institucional të integrimit në BE të vendeve individuale, bazuar në miratimin e acquis communautaire.

Krahas takimeve të zyrtarëve më të lartë qeveritarë, seria e Samiteve të Ballkanit Perëndimor, Procesi i Berlinit përfshin takimet e përfaqësuesve të organizatave rajonale të shoqërisë civile, organizatat rinore dhe shoqatat e biznesit.

Procesi i Berlinit filloi me Konferencën e Berlinit më 2014, e cila u pasua nga Samiti i Vjenës 2015, Samiti i Parisit 2016, Samiti i Triestes 2017, Samiti i Londrës 2018, Samiti i Poznanit 2019 dhe Samiti i Sofjes 2020.

Nisma përfshin gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor që janë kandidatë për anëtarësim në BE, Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe kandidatët potencialë Kosova, Bosnja dhe Hercegovina.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Parashikimi i motit për sot

Fundjava në Kosovë me vranësira dhe reshje shiu, në male pritet borë

Shala: Partitë nuk kanë arritur marrëveshje për Ligjin për Specialen, po bëjnë lojëra politike

Shala: Partitë nuk kanë arritur marrëveshje për Ligjin për Specialen, po bëjnë lojëra politike

Berisha: Kthimi i Ligjit për Specialen nuk është fitore, zgjidhje është zhbërja e Dhomave të Specializuara

Berisha: Kthimi i Ligjit për Specialen nuk është fitore, zgjidhje është zhbërja e Dhomave të Specializuara

Kryeziu: Më duket se askush nuk e ka menduar se kush do ta zbatojë Ligjin për Specialen

Gjermania mposht Serbinë, Gruda shënon në Beograd

Gjermania mposht Serbinë, Gruda shënon në Beograd

Pezullohen fluturimet në ShBA

Pezullohen fluturimet në ShBA

Kryeziu: Më duket se askush nuk e ka menduar se kush do ta zbatojë Ligjin për Specialen

Kryeziu: Më duket se askush nuk e ka menduar se kush do ta zbatojë Ligjin për Specialen

Shtyhet seanca ku ishte paraparë votimi i Ligjit për Gjykatën Speciale

Shtyhet seanca ku ishte paraparë votimi i Ligjit për Gjykatën Speciale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën