TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Liberalizimi i vizave rrit në 579 numrin e serbëve që duan të pajisen me pasaportë të Kosovës

Pas liberalizimit të vizave, numri i qytetarëve serbë që kanë filluar të pajisen me pasaportë të Kosovës është dhjetëfishuar. Në një përgjigje për televizionin nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se vetëm gjatë janarit aplikuan 579 serbë, ndërsa ky numër gjatë tri viteve paraprake ishte 52.

nga Venhar Isufi
28 Janar, 2024
0
A A
Liberalizimi i vizave rrit në 579 numrin e serbëve që duan të pajisen me pasaportë të Kosovës

Liberalizimi i vizave ka zgjuar dukshëm interesimin e serbëve për t’u pajisur me pasaportë kosovare.

Pas 1 janarit, numri i aplikimeve nga komuniteti serb është dhjetëfishuar.

Këtë e konfirmuan për Tëvë1 nga Ministria e Punëve të Brendshme.

“Gjatë vitit 2024, në komunën e Mitrovicës së Veriut kanë aplikuar 325 serbë, Zveçan 69, Zubin Potok  94 dhe Leposaviq 90 aplikues. Ndërsa gjatë vitit 2021, 2022 dhe 2023, numri i aplikimeve në këto komuna ishte 52”.

E pajisjen me pasaportë të Kosovës po e pret edhe ky i ri serb nga Mitrovica e Veriut.

“Unë kam letërnjoftim Kosovar, e kemi dorëzuar tani për pasaportë kosovare, kështu që jemi duke pritur së shpejti, kështu që mendoj se është më mirë nëse mund të kemi një mundësi tjetër për të udhëtuar me pasaporta të Kosovës, kështu që kemi dy dokumente, por është mirë” .

Mendim pozitiv po shfaq edhe një qytetar tjetër.

“Kjo është e mrekullueshme, kjo është shumë e mirë, është shumë e bukur, është mirë që mund të udhëtojmë dhe nuk jemi të burgosur këtu”.

E gazetari serb Branislav Krstiq vlerëson se pamundësia që qytetarët të kenë dy kombësi, ka bërë që të jenë të diskriminuar.

“Beogradi zyrtar nuk lejon pasaportat regulare, edhe serbët nga veriu i vendit kanë pasaportat e qendrës koordinuese, në anën tjetër Qeveria jonë insiston ata njerëz kanë në të njëjtën kohë edhe letërnjoftimet e Kosovës.  Në njëfarë mënyre ata kanë qenë të diskriminuar, sepse tash mungon vendimi i Beogradit zyrtar, Prishtina insiston me qenë të suspenduar ato dokumentet dhe në anën tjetër Bashkësia ndërkombëtare do të marrë një vendim në maj të vitit të ardhshëm ”.

Liberalizimi i vizave për Kosovën u nënshkrua zyrtarit më 19 prill të vitit 2023, në një ceremoni të organizuar nga Parlamenti Evropian në Strasburg, teksa vendimi hyri në fuqi nga 1 janari 2024.

Kronikë nga gazetari: Venhar Isufi

ShareTweet

Postime të ngjashme

Spahiu: Veriu s’mund të tensionohet vetvetiu nga serbët, nëse shqiptarët nuk ‘çohen peshë’

Spahiu: Veriu s’mund të tensionohet vetvetiu nga serbët, nëse shqiptarët nuk ‘çohen peshë’

Alijaj kritikon projektin e urave në Mitrovicë: Tingëllon si iniciativë parazgjedhore

Alijaj kritikon projektin e urave në Mitrovicë: Tingëllon si iniciativë parazgjedhore

U pa në fotografi me armë zjarri, arrestohet një person në Reçak

U pa në fotografi me armë zjarri, arrestohet një person në Reçak

Përkohësisht e bllokuar rruga për në Jarinjë, Qendra Kufitare njofton se është rihapur

Real Madridi mposht Juventusin dhe siguron çerekfinalen e Kupës së Botës për Klube

Real Madridi mposht Juventusin dhe siguron çerekfinalen e Kupës së Botës për Klube

Emisioni “Info Nata” 01.07.2025

Emisioni “Info Nata” 01.07.2025

Izraeli kërcënon me sulme ndaj Jemenit të ngjashme me ato në Iran pas lëshimit të raketës nga grupi Houthi

Izraeli kërcënon me sulme ndaj Jemenit të ngjashme me ato në Iran pas lëshimit të raketës nga grupi Houthi

Përkohësisht e bllokuar rruga për në Jarinjë, Qendra Kufitare njofton se është rihapur

Përkohësisht e bllokuar rruga për në Jarinjë, Qendra Kufitare njofton se është rihapur

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X