Talenti shqiptar, Leon Avdullahu e ka vazhduar kontratën me Baselin deri në verën e vitit 2028. 19-vjeçari kaloi në ekipin e parë ne verën e vitit të kaluar dhe deri më tani ka luajtur dhjetë ndeshje në Superligë dhe tri ndeshje për Kupë të Zvicrës.
Është një nder për mua të luaj për këtë klub dhe të ndaj dhomën e zhveshjes me gjithë këta lojtarë të mëdhenj.
Avdullahu luan si mesfushor defensiv, ndërsa është zhvilluar te Baseli. Ai ka luajtur pesë ndeshje për U19 e Zvicrës, ndërsa është potencial për t’u paraqitur edhe për Shpresat e shtetit helvetik.