Shoferi i një kamioni ka pësuar lëndime trupore pasi gjatë vozitjes ka pasur kontakt me përçuesit e rrymës elektrike.
Rasti ka ndodhur në Vushtrri pas orës 19:00 të dielën.
Sipas Policisë së Kosovë janë dëmtuar edhe dy shtylla elektrike.
“Viktima mashkull kosovar duke drejtuar kamionin ka hasur në përçuesit e rrymës elektrike dhe si pasojë ka pësuar lëndime trupore poashtu janë dëmtuar dy shtylla elektrike. Viktima është dërguar në emergjencë për tretman mjekësor”, thuhet në raportin 24-orësh./teve1.info/