Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mëngjesin e së martës në rrugën Milloshevë-Prishtinë.
Lajmin për tëvë1.info e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka bërë të ditur se në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete.
“Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Milloshevë- Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit është lënduar një person. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmeti./teve1.info/