Pesë qytetarë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor, pas një aksidenti të trafikut në fshatin Dragobil të Malishevës, raporton teve1.info
Lajmin për teve1.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili tha se aksidenti ka ndodhur në mes të dy kamionëve dhe një veture me udhëtarë.
“Rreth orës 17:35 është raportuar aksident trafiku në fshatin Dragobil-Malishevë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku të përfshirë në aksident kanë qenë dy kamionë dhe një automjet udhëtarësh. Për pasojë, përveç dëmeve materiale, pesë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Rasti do të trajtohet nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor”, ka deklaruar Elezaj.