TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Lëndët nga Kosova në Hagë, Specialja ka përparësi ndaj gjykatave tjera

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Lëndët nga Kosova në Hagë, Specialja ka përparësi ndaj gjykatave tjera

Çdo lëndë që qëndron në duart apo sirtarët e prokurorëve dhe gjyqtarëve në Kosovë, për pretendime për krime lufte që i takojnë periudhës 1 janar 1998 deri më 31 dhjetor 2000, mund të ndryshojnë institucion.

Ato mund të transferohen në çdo moment në Hagë, te Gjykata Speciale.

Kështu është e definuar në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

“Në secilin nivel të sistemit të gjykatave në Kosovë, Dhomat e Specializuara kanë përparësi ndaj të gjitha gjykatave të tjera në Kosovë në lidhje me juridiksionin lëndor të tyre. Dhomat e Specializuara ose Prokurori i Specializuar mund të urdhërojnë transferimin e procedurave dhe hetimeve brenda juridiksionit lëndor të tyre nga ndonjë gjykatë apo prokuror tjetër në territorin e Kosovës tek Dhomat e Specializuara dhe Prokurori i Specializuar”.

Pavarësisht fazës në të cilën ndodhet lënda, sipas avokatit Skënder Musa, ato do të jenë në dispozicion që të transferohen në Speciale në çfarëdo kohe.

Një kërkesë të tillë, veçse e ka bërë gjykatësi i procedurës paraprake.

Lënda në fjalë është trajtuar qysh në vitin 2020, por që u bë publike pas konfirmimit të aktakuzës.

“Më 20 janar 2020, një gjyqtar i vetëm pranoi një kërkesë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) që procedurat para një gjykate të Kosovës t’i transferoheshin KSK-së. Megjithatë, më 15 shtator 2022, PSP e njoftoi gjyqtarin e vetëm për vendimin e saj për pushimin e kësaj procedure dhe për të mos dorëzuar aktakuzë për konfirmim. Para se aktakuza të konfirmohet dhe të bëhet publike, procedurat para KSK-së janë konfidenciale. Tani që procedurat janë mbyllur, procesverbalet gjyqësore janë bërë publike”, tha Angela Griep,  zëdhënëse e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Megjithatë, identiteti i të akuzuarit dhe veprat penale për të cilat pretendohet se ka përgjegjësi  ende nuk janë bërë publike, duke iu nënshtruar redaktimit.

Kronika e gazetares Florijeta Dernjani.

ShareTweet

Postime të ngjashme

28-vjeçari nga Malisheva vdes në një aksident në Slloveni

28-vjeçari nga Malisheva vdes në një aksident në Slloveni

IKKL me dokumentar për Masakrën e Reçakut

IKKL me dokumentar për Masakrën e Reçakut

“Pa kry, pa këmbë e pa zemër”, rrëfimi i të mbijetuarit të Masakrës së Reçakut

“Pa kry, pa këmbë e pa zemër”, rrëfimi i të mbijetuarit të Masakrës së Reçakut

Osmani takon Prattipatin, diskutojnë për rëndësinë e konstituimit sa më të shpejt të institucioneve

Teherani kthehet në jetën e përditshme, ndërsa qetësohen tensionet SHBA-Iran

Analistët vlerësojnë se dorëheqja e Abdixhikut nuk do të pranohet

Grainca dhe Osmani kërkojnë përgjegjësi dhe zgjedhje të brendshme në LDK

27 vjetori i Masakrës së Reçakut, krerët e shtetit kërkojnë drejtësi

27 vjetori i Masakrës së Reçakut, krerët e shtetit kërkojnë drejtësi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën