TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Leeds nuk ndalet në merkato, arrin akordin për blerjen e mesfushorit të Bayernit

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Leeds nuk ndalet në merkato, arrin akordin për blerjen e mesfushorit të Bayernit

Leeds United vijon të lëvizë me nxitim në merkato, për të përforcuar sa më shumë ekipin, teksa pas dy talenteve të blerë nga austriakët e Salzburg, tashmë është vetëm një hap larg zyrtarizimit të mesfushorit Marco Roca.

Spanjolli 25-vjeçar është në pronësi të Bayernit të Mynihut, ku ka luajtur vetëm 15 ndeshje në dy sezone dhe nuk bën më pjesë në planet e klubit, ndaj bavarezët kanë rënë dakord të shesin kartonin e tij për 11 milionë euro.

Sipas mediave gjermane, palët kanë arritur marrëveshjen dhe zyrtarizimi është vetëm çështje orësh, me Leeds-in që do t’i shtojë organikës një tjetër mesfushor cilësor, për të qenë edhe më konkurrues sezonin e ardhshëm.

Kujtojmë që Marc Roca është rritur te Espanyol, ku spikati në periudhën 2016-2020 dhe u transferua te Bayerni për shifrën e 16 milionë eurove, por në Bundesligë gjeti pak hapësira dhe nuk u përshtat si duhet.

Më herët Leeds United ka blerë edhe fantazistin Aaronson dhe mbrojtësin danez Kristensen nga Salzburg, duke paguar një total prej 50 milionë eurosh për të dy, teksa Roca bëhet futbollisti i tretë i afruar këtë verë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rahoveci mbetet në Superligë, bie Vëllaznimi

Rahoveci mbetet në Superligë, bie Vëllaznimi

Formacionet zyrtare Barcelona – Atletico Madrid

Formacionet zyrtare Barcelona – Atletico Madrid

Dukagjini e Ferizaj befasojnë Ballkanin e Llapin në Kupë

Dukagjini e Ferizaj befasojnë Ballkanin e Llapin në Kupë

Shaqiri vazhdon shkëlqimin në Zvicër, më i miri i xhiros

Shaqiri vazhdon shkëlqimin në Zvicër, më i miri i xhiros

Gazetar i Al Jazeera-s vritet nga sulmet izraelite në Gaza

Gazetar i Al Jazeera-s vritet nga sulmet izraelite në Gaza

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Kryetari i parlamentit të Iranit thotë se propozimi prej 10 pikash është shkelur tashmë

Kryetari i parlamentit të Iranit thotë se propozimi prej 10 pikash është shkelur tashmë

Amnesty International: Shtetet të ndalojnë menjëherë furnizimin me armë Izraelin

Amnesty International: Shtetet të ndalojnë menjëherë furnizimin me armë Izraelin

Rritet në 254 numri i të vrarëve nga sulmet masive izraelite në Liban

Rritet në 254 numri i të vrarëve nga sulmet masive izraelite në Liban

Detaje nga aksioni i drejtorisë së Anti – terrorizmit në Fushë –Kosovë e Malishevë

Policia e Kosovës arreston të kërkuarin nga Gjermania për trafikim narkotikësh

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën