TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

LDK: Vendi rrezikon të dërgohet edhe një palë zgjedhje të reja

by tëvë1
7 muaj ago
1
A A
LDK-ja kërkon që Kurti të raportojë në Kuvend për dialogun

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka vlerësuar se qasja e Lëvizjes Vetëvendosje (VV) nuk reflekton një përpjekje serioze për ndërtimin e konsensusit për zgjedhjen e presidentit.

“Lidhja Demokratike e Kosovës ka besuar gjithmonë se procesi i zgjedhjes së Presidentit të Republikës së Kosovës duhet të zhvillohet me seriozitet të plotë dhe me përgjegjësi institucionale, si dhe në frymën e vërtetë të konsensusit që kërkon Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Takimet e deritanishme ndërmjet subjekteve politike kanë qenë konsultative, me qëllim gjetjen e një kandidati konsensual për këtë pozitë të rëndësishme shtetërore”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Sipas LDK-së, konsensusi nuk është garë politike dhe nuk mund të ndërtohet si proces ku njëra palë propozon emra, ndërsa të tjerat ftohen vetëm për t’i mbështetur ata.

“Konsensusi nënkupton një proces të përbashkët diskutimi dhe dakordimi për një figurë që përfaqëson unitetin institucional të vendit dhe gëzon besimin e gjerë parlamentar. Qasja e Lëvizjes Vetëvendosje! nuk reflekton një përpjekje serioze për ndërtimin e këtij konsensusi. Përkundrazi, ajo e trajton këtë proces si një garë politike e jo si përpjekje për të arritur dakordim politik. Një qasje e tillë nuk i shërben as frymës së Kushtetutës dhe as nevojës së vendit për stabilitet institucional”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

LDK-ja vlerëson se mënyra se si është zhvilluar ky proces nga ana e VV-së nuk krijon kushtet për zgjedhjen e Presidentit dhe nuk dëshmon qëllim të mirëfilltë për të arritur një marrëveshje të gjerë politike.

“Zgjedhja e Presidentit është një proces që kërkon maturi, përgjegjësi dhe vullnet të vërtetë për bashkëpunim ndërmjet subjekteve parlamentare. Në këtë frymë, Lidhja Demokratike e Kosovës shpreh keqardhje që, për shkak të kësaj qasjeje të papërgjegjshme politike, vendi po shkon drejt kalimit të afateve kushtetuese dhe rrezikon të dërgohet në edhe një palë zgjedhje të reja, në vend të arrihet stabiliteti institucional, të cilin qytetarët tanë e presin dhe e meritojnë”,thuhet në komunikatën e LDK-së.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Trupi gjykues: Thaçi kishte dijeni për krimet dhe nuk i parandaloi

Trupi gjykues: Thaçi kishte dijeni për krimet dhe nuk i parandaloi

​Pranë shtëpisë së Veselit, qytetarët presin me emocione vendimin e Hagës

​Pranë shtëpisë së Veselit, qytetarët presin me emocione vendimin e Hagës

Qytetarë të shumtë në sheshin e Prishtinës ndjekin drejtpërdrejt seancën në Hagë

Qytetarë të shumtë në sheshin e Prishtinës ndjekin drejtpërdrejt seancën në Hagë

Specialja: U vërtetua arrestimi i paligjshëm i 385 personave, 303 u torturuan

Specialja: S’ka pasur krime kundër njerëzimit nga udhëheqësit e UÇK-së

Specialja: S’ka pasur krime kundër njerëzimit nga udhëheqësit e UÇK-së

​Nëna e Hashim Thaçit nuk është në dijeni se sot do të merret vendimi për djalin e saj

​Nëna e Hashim Thaçit nuk është në dijeni se sot do të merret vendimi për djalin e saj

Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha: Policia ka marrë masa, presim një vendim të drejtë

Drejtori i Policisë, Gazmend Hoxha: Policia ka marrë masa, presim një vendim të drejtë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën