TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

LDK s’e lëshon Pejën, si e fitoi Gazmend Muhaxheri mandatin e katërt?

Lidhja Demokratike e Kosovës ia ka dal që ta ruaj edhe një qytet të madh, Pejën. Pejanët ia besuan Gazmend Muhaxherit mandatin e katërt si kryetar.

by Doresa Geci
3 muaj ago
1 0
A A

Për 12 vite e udhëhoqi komunën e Pejës.

Por në garën që u mbajt me 12 tetor Gazmend Muhaxherit iu rreziku karrigia e të parti të kësaj komune.

Kësisoj, ai shkoi në balotazh së bashku me kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosjes, Taulant Kelmendin.

Mirëpo, përkundër balotazhit Gazmend Muhaxheri e fitoi garën, duke marrë 61.51% të votave, dhe duke lënë prapa tij Kelmendin e Vetëvendosjes, me 38.85%.

Veton Mujaj nga Organizata Syri i Vizionit ka disa arsye pse fitoi Muhaxheri në Pejë dhe pse humbi Taulant Kelemendi.
“..Nuk i ka pasur të gjitha informatat se çfarë duhet me prek qytetarin më shumë krahasuar me Gazmendin. Njëkohësisht gjithë këtë e bënë edhe rrjedhja e koalicioneve . Ne e dimë se gjatë gjithë udhëheqjes së Gazmendit ka qenë në koalicion me PDK-në dhe praktikisht PDK-ja e ka ndihmuar”, ka vlerësuar ai.

Të lumtur me këtë fitore të Muhaxherit u shprehën edhe disa qytetarë të Pejës.

“Kryetari ka qenë tash e sa vite në pushtet edhe ka qenë fitore e pritshme prej anës time, Peja dihet që është bastion i LDK-së, gara ka qenë ngushte, por gjithçka ka përfunduar ashtu siç është pritur”, ka thwnw Uran Pupovci.

“I kemi pritur shumë mirë pasi i kemi ditë që ka me fitu, kështu që kurfar befasi nuk ka, ai ka qenë favorit”, u shpreh Ali Dreshaj.

Madje për dikë u realizua edhe një dëshirë e kamotshme.

“Për mua ka qenë një plotësim i dëshire, në 2013, atëher e kam fol një fjalë kam than ky njeri ka me mbajt 20 vjet mandatin, dhe jam i lumtur që mu ka plotësu një dëshire”, u shpreh Azem Berisha.

Por ata kanë disa kërkesa ndaj tij.

“Me vazhdu projekte që i ka edhe me bo edhe më shumë edhe më mirë e sidomos me mendu pak edhe për të rinjtë”, tha Cufë Krasniqi.

“Ka bërë disa ndriçime sa i përket dritave ka Lumbardhir, por vetëm me drita nuk rregullohet infrastruktura, duhet me bo korzën deri atje poshtë, e shumë e shumë sene që na konvenojnë neve, e jo vetëm syrit”, tha Valon Mazreku.

E interesimi i pejanëve për të votuar dielën ishte me zbehur.

Sipas të dhënave të KQZ-së të drejtën për të votuar e kanë shfrytëzuar vetëm 32 mijë e 101 qytetarë apo 26.70% nga mbi 120 mijë të cilët kanë pasur të drejtë vote.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mimoza Kusari e pranon detyrën nga Rozeta Hajdari: Pas 15 viteve rikthehem në krye të Ministrisë së Tregtisë

Mimoza Kusari e pranon detyrën nga Rozeta Hajdari: Pas 15 viteve rikthehem në krye të Ministrisë së Tregtisë

Kryetarët serbë: Në takim me ministrin Krasniqi nuk u diskutua për integrimin

Kryetarët serbë: Në takim me ministrin Krasniqi nuk u diskutua për integrimin

Ministri Krasniqi takohet me kryetarët e komunave me shumicë serbe

Ministri Krasniqi takohet me kryetarët e komunave me shumicë serbe

Viti 2025, vit i humbur legjislativ

Kuvendi mblidhet në orën 15:00 për marrëveshjet ndërkombëtare

Pse rripat e sigurimit kanë një lak prej pëlhure?

ShBA dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë marrëveshje tregtare

ShBA dhe Maqedonia e Veriut nënshkruajnë marrëveshje tregtare

Upamecano mbetet te Bayerni

Upamecano mbetet te Bayerni

Viti 2025, vit i humbur legjislativ

Kuvendi mblidhet në orën 15:00 për marrëveshjet ndërkombëtare

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën