TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

LDK e akuzon qeverisjen e Prizrenit për keqpërdorim me tender publik

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
LDK e akuzon qeverisjen e Prizrenit për keqpërdorim me tender publik

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka akuzuar kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj, për keqpërdorim dhe abuzim me tenderë publik, raporton teve1.info

Parmes një konference për medie, zëdhënësi dhe anëtari i kryesisë së degës së LDK-së, Kastriot Jahaj, ka deklaruar se qeverisja komunale në Prizren, nën udhëheqjen e kryetarit Shaqir Totaj, tashmë është lëshuar në veprime të rënda korruptive përmes tenderëve milionësh dhe shitjes së vendeve të punës.

“U bëjë thirrje organeve të drejtësisë për veprim të menjëhershëm në rastin e tenderit të shpallur nga Drejtoria e Shërbimeve Publike. Komuna e Prizrenit më datë 18 Nëntor 2022 ka shpallur tender për Rregullimin e ndriçimit publikë për fshatrat Lubizhdë e Hasit në vlerë prej 445.398 Euro dhe Korishë në vlerë prej 523.635 euro.

Sipas tij, edhe pse Komuna e Prizrenit ka një kontratë kornize 3 vjeçare aktive me Nr: 622-20-2058-2-1-1 “Instalimi i ndriçimit publikë dhe riparimi i ndriçimit publikë ekzistues në Komunën e Prizrenit” me vlerë 1.394.853,90 euro e nënshkruar me datë 22.02.2021, Drejtori i Shërbimeve Publike, njeriu më i afërt i Kryetarit Shaqir Totaj, hapë paralelisht tenderin për rregullimin e ndriçimit publikë për vetëm 2 fshatra, Korishë dhe Lubizhdë e Hasit, në vlerë prej 969,033 euro”, ka deklaruar Jahaj, thuhet në komunikatën e lëshuar nga LDK.

Jahaj e ka akuzuar Totajn edhe për, siç ka thënë ai, shitjen e vendeve të punës.

“Një tjetër rast që kërkon vëmendjen e organeve ndjekëse, ka të bëjë me konkursin e fundit për mësimdhënës në Komunën e Prizrenit, ku fatkeqësisht, në këtë kohë krize qytetarët janë bërë kurban i pushtetit të etur, duke i vjelur gjepat e atyre që kanë nevojë për një vend pune.

Tashmë kur një pjesë e familjarëve të pushtetarëve janë rehatuar në vende të punës, është alarmante se vendet e tjera kanë filluar t’i shesin. Janë shumë shqetësuese ankesat që kanë ardhur në adresë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dega në Prizren, për vlerat të mëdha të parave që dyshohet se u janë kërkuar aplikantëve në konkursin për mësimdhënës. Po flasim për shitje të vendeve të punës nga pushteti komunal!”, ka thënë Jahaj.

Sipas tij, Komuna e Prizrenit ka regjistruar po ashtu 20% suficit buxhetor për vitin 2022.

“Ua kthejmë në vëmendje deklaratën e vetë z. Shaqir Totaj në kohën e fushatës zgjedhore. Ai kishte deklaruar atëherë se “Çdo suficit i buxhetit mbi 9%, është indikator i korrupsionit në menaxhim të parasë publike”. Në bazë të kësaj, Totaj dhe i gjithë kabineti qeverisës në Prizren duhet të cilësohen si qeverisje e korruptuar ngase suficiti i buxhetit komunal për vitin që e lamë pas ishte 20%”, ka deklaruar Jahaj.

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren i ka bërë thirrje organeve të rendit dhe ligjit që me urgjencë t’i trajtojnë çështjet që i ka ngritur dhe të merren sa më parë masa ligjore ndaj shkelësve të ligjit dhe atyre që po keqpërdorin pozitën zyrtare për përfitime personale apo grupore.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pritje të gjata të pacientëve në QMF-në e Mitrovicës, sot punon veç një mjek

Pritje të gjata të pacientëve në QMF-në e Mitrovicës, sot punon veç një mjek

Komuna e Prishtinës ndëshkon “Ujësjellësin”: Ndërhyrjet e paautorizuara lanë në gjendje të pasigurt rrugët

Komuna e Prishtinës ndëshkon “Ujësjellësin”: Ndërhyrjet e paautorizuara lanë në gjendje të pasigurt rrugët

Alarm i rremë për bombë në Aeroportin “Adem Jashari”

​Në Aeroportin e Prishtinës procedura të reja, këshillohen udhëtarët të përdorin check-in online

Përkujtohen tre dëshmorët e Drenasit, Lladrovci: Sakrifikuan për liri

Përkujtohen tre dëshmorët e Drenasit, Lladrovci: Sakrifikuan për liri

Rahoveci – Kastrioti, derbi i gjysmëfinaleve të Kupës

Rahoveci – Kastrioti, derbi i gjysmëfinaleve të Kupës

Pritje të gjata të pacientëve në QMF-në e Mitrovicës, sot punon veç një mjek

Pritje të gjata të pacientëve në QMF-në e Mitrovicës, sot punon veç një mjek

Prishtina e Dukagjini po barazojnë pas pjesës së parë

Prishtina e Dukagjini po barazojnë pas pjesës së parë

Komuna e Prishtinës ndëshkon “Ujësjellësin”: Ndërhyrjet e paautorizuara lanë në gjendje të pasigurt rrugët

Komuna e Prishtinës ndëshkon “Ujësjellësin”: Ndërhyrjet e paautorizuara lanë në gjendje të pasigurt rrugët

Netanyahu ja huq numrit të pengjeve në Gaza

Netanyahu: Armëpushimi me Iranin mund të dështojë “brenda një kohe shumë të shkurtër”

“I papërshtatshëm për detyrën”: Ish-drejtori i CIA-s i bashkohet thirrjeve për shkarkimin e Trumpit

“I papërshtatshëm për detyrën”: Ish-drejtori i CIA-s i bashkohet thirrjeve për shkarkimin e Trumpit

Sunderlandi edhe katër ndeshje pa Xhakën

Xhaka paralajmëron kundërshtarët e Sunderlandit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën