TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
11 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
11 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

LDK e AAK e shohin si taktikë elektorale hartimin e një draftstatuti nga Qeveria

nga TËVË 1
9 Mars, 2024
0
A A
Kosova merr letra urimi për ditën e Pavarësisë

Partitë opozitare dhe shoqëria civile po i konsiderojnë manovra politike dhe të vonshme deklaratat nga udhëheqës se Qeveria se do ta hartojë vetë një draftstatut për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Sipas tyre, qasja e ekzekutivit në dialog është në dëm të forcimit të subjektivitetit dhe përfundimit të procesit të dialogut.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka thënë për KosovaPress se qëndrimet e tilla të pushtetit nuk janë serioze dhe se po bëhen vetëm për fushatë elektorale.

“Këto janë taktika elektorale, fatkeqësisht janë në dëm të forcimit të subjektivitetit të Kosovës dhe përfundimit të procesit të dialogut, sidomos në obligimet e marra që janë stërzgjatur në kuptimin e implementimit të tyre dhe që kanë derivuar edhe me një marrëveshje të keqe, siç është marrëveshja e Ohrit, me dy pika që janë tepër të kontestuar dhe problematike për Kosovën. Kjo sjellje është populiste në kuptimin edhe të menaxhimit të këtij procesi, por jo pa pasoja për Kosovën dhe shtetësinë e saj”, ka theksuar Zemaj.

Ndërkaq, sipas deputetes së AAK-së, Time Kadrijaj, Qeveria e Kosovës përmes manovrave politike po tenton t’i ikë dërgimit në Kushtetuese të draft-statutit evropian të Asociacionit.
Ajo ka potencuar se përveç kësaj, deklaratat e pushtetarëve se Kosova do të hartojë draftin e vet për Asociacionin janë të vonshme, pasi Kurti e ka pranuar të njëjtin në kuadër të marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit.
“Thjesht po i shoh si manovra politike, taktika dhe të vonshme. Para se të dorëzohet drafti i asociacionit nga Bashkimi Evropian, aleatët tanë, amerikanët dhe të gjithë ambasadorët e vendeve të QUINT-it që i kemi takuar në Komisionin për punë të jashtme kanë kërkuar që Kosova të hartojë draftin e asociacionit vetë. Në tavolinën e diskutimit ne të prezantohemi me draftin tonë, i cili normalisht nuk do të kishte kompetenca ekzekutive dhe do të ishte në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, ku respektohet sovraniteti dhe integriteti”, ka thënë deputetja e AAK-së.

Në anën tjetër, drejtori ekzekutiv i Lëvizjes Çohu, Arton Demhasaj, është shprehur se tendencat se tani Qeveria do të propozojë një draft për statutin e asociacionit janë amatorizëm politik. Sipas tij, ekzekutivi ka pasur mundësi ta bëjë një gjë të tillë shumë kohë më para, mirëpo ka anashkaluar kërkesat e faktorit ndërkombëtar dhe veçmas të ShBA-së.

“Ky është amatorizëm politik që qeveria jonë po e tregon. Para se të arrihet marrëveshja bazë në Bruksel. Ne kemi pasur kërkesë eksplicite nga SHBA-ja që Kosova vetë të hartojë një draft të komunave me shumicë serbe, ndërkaq ne kemi rezistuar dhe nuk e kemi bërë këtë. Kemi pranuar marrëveshjen dhe aneksin e Ohrit dhe pavarësisht kësaj ne prapë kemi rezistuar dhe nuk kemi hartuar draft të statutit të asociacionit që e kanë kërkuar partnerët tanë ndërkombëtar, veçmas amerikanët. Kur ka ardhur një draft që është prezantuar nga BE-ja, kryeministri Kurti ka dalë dhe ka pranuar në parim atë draft, madje ka dërguar komente për të”, deklaron Demahasaj.

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ditë më parë ka thënë se Bashkimi Evropian nuk ka kompetencë t’i propozojë Kosovës draft-statut për themelimin e Asociacionit.

Zëvendëskryeministrja Emilija Rexhepi pati deklaruar për Zërin e Amerikës se Qeveria do ta shkruante një draftstatut pasi Gjykata Kushtetuese ta thoshte vlerësimin e saj për propozimin evropian. E, duke iu përgjigjur emisarit evropian, Miroslav Lajçak, se draftstatuti është çështje e brendshme e Kosovës, kryeministri Albin Kurti vitin e kaluar pati deklaruar se edhe “unë mund ta shkruaj një draft modern evropian”.

Tags: AAKLDKQeveria e Kosovës
ShareTweet

Postime të ngjashme

Krejt çfarë dihet për tragjedinë në Prishtinë –Si vdiq 34-vjeçari e si mbet e plagosur gruaja e tij?

Krejt çfarë dihet për tragjedinë në Prishtinë –Si vdiq 34-vjeçari e si mbet e plagosur gruaja e tij?

“Jam i emocionuar çdo vit”, nipi i Ilir Konushevcit krenar që trashëgon emrin e furnitorit të UÇK-së

“Jam i emocionuar çdo vit”, nipi i Ilir Konushevcit krenar që trashëgon emrin e furnitorit të UÇK-së

S’merr dritë të gjelbër sërish as votimi i fshehtë, 13 dështime për konstituim

S’merr dritë të gjelbër sërish as votimi i fshehtë, 13 dështime për konstituim

Shefi i Këshillit Evropian viziton Ballkanin Perëndimor javën e ardhshme, përfshirë Kosovën

Zhegrova mungon edhe ndaj Marseillet, këtë të diel

Zhegrova nuk pritet të luajë më në këtë sezon

Shefi i Këshillit Evropian viziton Ballkanin Perëndimor javën e ardhshme, përfshirë Kosovën

Shefi i Këshillit Evropian viziton Ballkanin Perëndimor javën e ardhshme, përfshirë Kosovën

Referi i Ligës së Kampionëve, gjykon në finalen e futbollit në Shqipëri

Referi i Ligës së Kampionëve, gjykon në finalen e futbollit në Shqipëri

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë – Policia në kërkim të të dyshuarit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X