TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

LDK akuzon LVV-në për nepotizëm dhe kapje të shtetit

by teve1
9 muaj ago
0
A A
LDK akuzon LVV-në për nepotizëm dhe kapje të shtetit

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka akuzuar partinë në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje për nepotizëm dhe kapje të shtetit.

Një ditë pasi u raportua në media për formën e emërimit të Faruk Mujkës si kryeshef në ndërmarrjen publike “Ibër-Lepenc”, zyrtarë të LDK-së thanë se përmes grupeve joformale po vendoset për interesin publik.

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Besian Mustafa, në një konferencë për media të enjten, tha se “LVV-ja dhe qeveria në detyrë janë të zhytura kokë e këmbë në pazare të punësimit”.

“Vetëvendosje erdhi në pushtet me premtimin se do të punojnë me duar të pastra, por shumë shpejt u kuptua dhe u shpalos se janë të zhytur kokë e këmbë në pazare të punësimit. Kjo nuk është qeveri. Është qeveri thjesht e ‘WhatsApp-it’. Mesazhi i LVV-së për një të ri apo të re është i qartë dhe i ftohtë, madje brutal. Nëse je militant i Dejona-s e ke derën e hapur, nëse je student i dalluar apo profesionist i ndershëm e ke derën e mbyllur. Për LVV-në shteti është një pronë private, ndërsa zyrat e shtetit janë degë dhe nëndegë të partisë”, tha ai.

Në anën tjetër, anëtari tjetër i Kryesisë së LDK-së, Berat Rukiqi, tha se LVV-ja përmes grupeve joformale po krijon një shtet paralel që ka pasoja për qeverisjen demokratike.

“Kosova po përballet me aferën më të rëndë të kapjes së shtetit, të njohur tani si afera ‘WhatsApp’, apo afera e marrjes së vendimeve për interes publik në grupe private në platforma të komunikimit privat. Përmes këtyre grupeve joformale është krijuar një shtet paralel dhe kjo ka krijuar pasoja për qeverisjen demokratike në vend, duke u shndërruar në qeverisje totalisht të kapjes së shtetit dhe jo të demokracisë funksionale. Shefi formal politik i kësaj forme është Albin Kurti”, shtoi Rukiqi.

Mustafa dhe Rukiqi kërkuan nga sistemi i drejtësisë të ketë hetim penal ndaj, siç thanë, kësaj afere publike.

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Prishtina 2026” promovon produktet vendore dhe hap mundësi të reja për bizneset

“Prishtina 2026” promovon produktet vendore dhe hap mundësi të reja për bizneset

Hamza: Vendimi i Hagës është i padrejtë, PDK do të ndërmarrë veprime konkrete

Hamza: Vendimi i Hagës është i padrejtë, PDK do të ndërmarrë veprime konkrete

OVL-UÇK thërret protestë gjithëpopullore në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

OVL-UÇK thërret protestë gjithëpopullore në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Gruaja e Jakup Krasniqit: I kërkoj të gjithë shqiptarëve të bashkohen dhe ta refuzojnë këtë gjykatë

Gruaja e Jakup Krasniqit: I kërkoj të gjithë shqiptarëve të bashkohen dhe ta refuzojnë këtë gjykatë

Foda flet për tërheqjen e Rrahmanit

Foda flet për tërheqjen e Rrahmanit

“Prishtina 2026” promovon produktet vendore dhe hap mundësi të reja për bizneset

“Prishtina 2026” promovon produktet vendore dhe hap mundësi të reja për bizneset

Publikohet lista, Irlanda vjen në Prishtinë me 26 lojtarë për ballafaqimin me Kosovën

Publikohet lista, Irlanda vjen në Prishtinë me 26 lojtarë për ballafaqimin me Kosovën

Detaje të reja për listën e Shqipërisë

Detaje të reja për listën e Shqipërisë

Trump pretendon se lideri i ri suprem i Iranit është i përfshirë në negociatat për t’i dhënë fund luftës

Trump thotë se bërja e Kanadasë “anëtare të asociuar” të BE-së mund të jetë “akt armiqësor”

Liga e Parë me duele interesante në xhiron e gjashtë

Liga e Parë me duele interesante në xhiron e gjashtë

Hamza: Vendimi i Hagës është i padrejtë, PDK do të ndërmarrë veprime konkrete

Hamza: Vendimi i Hagës është i padrejtë, PDK do të ndërmarrë veprime konkrete

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën