TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Lavrov viziton Iranin për të diskutuar për marrëveshjen bërthamore

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Lavrov viziton Iranin për të diskutuar për marrëveshjen bërthamore

FILE PHOTO: Russia's Foreign Minister Sergei Lavrov speaks during a meeting with his Armenian counterpart Ararat Mirzoyan in Yerevan, Armenia, June 9, 2022. Russian Foreign Ministry/Handout via REUTERS

Ministria e Jashtme e Rusisë postoi një video të fjalimit hapës të Lavrovit gjatë një takimi me presidentin e Iranit, Ebrahim Raisi, në të cilin ai tha se Moska po përshtatej me ato që ai i quajti politika agresive të Perëndimit.

“Në të gjitha vendet që përjetojnë ndikimin negativ të linjës egoiste të marrë nga Shtetet e Bashkuara dhe satelitët e saj, lind nevoja objektive për të rikonfiguruar marrëdhëniet e tyre ekonomike në mënyrë që ata të shmangin mbështetjen në tekat e partnerëve tanë perëndimorë”, tha Lavrov.

Muajin e kaluar Moska tha se Rusia dhe Irani, të cilat janë nën sanksionet perëndimore, kryesisht të vendosura në disa nga rezervat më të mëdha të naftës dhe gazit në botë, kishin diskutuar shkëmbimin e furnizimeve me naftë dhe gaz, si dhe krijimin e një qendre logjistike.

Derisa Moska po sfidon sanksionet perëndimore shkaku i luftës mbi Ukrainën, sundimtarët klerikë të Teheranit kanë luftuar për të mbajtur ekonominë e Iranit në këmbë për shkak të sanksioneve të SHBA-së që u rivendosën pasi Uashingtoni doli nga marrëveshja bërthamore e Teheranit në 2018.

“Gjatë vizitës së Lavrovit, do të diskutohet për marrëveshjen bërthamore të Iranit të vitit 2015, për nxitjen e bashkëpunimit dypalësh dhe atë energjetik, si dhe për çështjet ndërkombëtare dhe rajonale”, njoftuan mediat shtetërore iraniane.

Televizioni shtetëror iranian tregoi se Lavrov do të takohej me Raisin, por nuk dha detaje. Ministria e Jashtme iraniane tha të hënën se vizita e Lavrovit kishte për qëllim “zgjerimin e bashkëpunimit me rajonin euroaziatik dhe Kaukazin”.

Bisedimet indirekte ndërmjet Teheranit dhe administratës së presidentit të SHBA-së, Joe Biden, për të rivendosur paktin janë pezulluar që nga marsi, kryesisht për shkak të këmbënguljes së Teheranit që Uashingtoni të heqë Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike nga lista e SHBA-së e organizatave të terroriste.

Agjencia shtetërore e lajmeve iraniane IRNA tha se Lavrovi do të takohet me homologun e tij iranian, Hossein Amirabdollahian, të enjten./rel.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Izraeli vret 3 persona në Gaza, duke e çuar numrin e të vdekurve që nga fillimi i luftës në 73,922

Izraeli vret 3 persona në Gaza, duke e çuar numrin e të vdekurve që nga fillimi i luftës në 73,922

BE-ja heq nga lista e sanksioneve dy miliarderë rusë

BE-ja heq nga lista e sanksioneve dy miliarderë rusë

Irani anulon fluturimet për në Irak dhe Oman për shkak të sanksioneve të intensifikuara të SHBA-së

Irani anulon fluturimet për në Irak dhe Oman për shkak të sanksioneve të intensifikuara të SHBA-së

Gjermania kundërshton thirrjen e Trumpit për largim nga Gjykata Penale Ndërkombëtare

Gjermania kundërshton thirrjen e Trumpit për largim nga Gjykata Penale Ndërkombëtare

Vetura godet një fëmijë në Pejë, dërgohet në spital për trajtim

​DHTIK dhe ATK forcojnë dialogun me komunitetin e biznesit

​DHTIK dhe ATK forcojnë dialogun me komunitetin e biznesit

Haxhiu pranon letrat kredenciale të ambasadorit të Guinesë, diskutojnë zgjerimin e bashkëpunimit

Haxhiu pranon letrat kredenciale të ambasadorit të Guinesë, diskutojnë zgjerimin e bashkëpunimit

Hapet sot periudha e aplikimit për regjistrimin e votuesve jashtë vendit për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Nëse s’zgjidhet Presidenti deri më 6 tetor, këto janë dy datat e mundshme për zgjedhje

“Buka e gojës nuk guxon të paguhet me jetë”, Ramadani reagon për vdekjet në KEK

Ramadani: U dështoi loja pushtetarëve, deri më 6 tetor ose zgjidhet Presidenti ose shkohet në zgjedhje

6 tetori, afati i fundit për zgjedhjen e Presidentit

Dështon seanca e Apelit ndaj policit të akuzuar për aksidentin ku vdiq 26-vjeçarja

Aktakuzë ndaj dy zyrtarëve në Suharekë për keqpërdorim të pozitës zyrtare, dy të tjerë për ndërtime të kundërligjshme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën