TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Lapidar për dëshmorët e Burojës, kujtohen ish krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë

by Shpat Blakcori
2 vjet ago
1
A A
Lapidar për dëshmorët e Burojës, kujtohen ish krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë

Nën këtë emblemë luftuan për atdheun.

Heroizmi i tyre që solli lirinë e Republikës u përjetësua edhe në lapidarin që i përkujton dëshmorët e Burojës së Skenderajt të vrarë gjatë viteve 90-ta.

Për ti nderuar ata një nga një erdhën të rinj e të moshuar. Që të gjithë krenarë vështruan mbi emrat e çlirimtarëve që u zbuluan nën intonimin e himnit kombëtar.

Pllaka ishte ndërtuar me kontributin e fshatarëve.

“Janë masakru 53 martirë, kanë ra 4 dëshmorë. Fshati Burojë i ka dhanë shumë kësaj toke. Jena organizu me kryesinë e fshatit kena kontribui vet me vetëfinancim që kanë luftu për këtë tokë e kemi bo”, tha Naim Hoti, veteran i UÇK-së.

Në mesin e atyre që u masakrua ishte edhe gjyshja e tij 99 vjeçare.

“99 vite e preme e masakruar në mënyrën më barbare. Ka edhe fëmijë  prej 6 muajve dhe 3 muajve”, tha Hoti.

Me dhimbje të bëmat e serbëve gjatë luftës i kujton edhe i mbijetuari i masakrës së Izbicës, Milazim Thaçi.

“Tetë anëtarë të familjes së ngushtë, një grua u masakra dhe u djeg në shtëpi të veti. Krejt kemi dhanë shumë por Kosova ka dhanë ma së shumti, edhe në Izbicë edhe këtu edhe tona anët. Sot po vuajnë djemtë tanë ma të mirë që na kanë çlirua neve”, tha Milazim Thaçi i mbijetuar i luftës.

Thaçi si mban lotët, kur flet për ish krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.

MILAZIM THAÇI-I MBIJETUAR I LUFTËS

“Po maj ymyt që kanë me u shpall të pafajshëm, edhe kanë me u kthy në familjen e tyne si ma mirë”, shprehet ai.

Edhe i pari i Komunës, përmendi ish presidentin Thaçi teksa foli për hisen që ka Buroja në rrugën drejt shtet-formimit të Kosovës.

“Sot, bashkë me ju po e përjetësojmë një pjesë të historisë sonë të dhimbshme por edhe krenare, pllakën përkujtimore në të cilën janë të skalitura të gjithë emrat e atyre që derdhën gjakun për lirinë kolektive. Një pjesë të historisë të cilën i biri i Burojës vazhdon ta mbrojë me dinjitet të drejtën e lirisë së Kosovës”, u shpreh Nura.

Kjo ngjarje i mblodhi bashkë zyrtarë komunalë, familjet e dëshmorëve, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, veteranë të UÇK-së dhe një numër i madh i qytetarëve vendës dhe fshatrave përreth.

Tags: Burojëdeshmoretlapidari
ShareTweet

Postime të ngjashme

Radoniqi: 7 qershori, data më e përshtatshme për zgjedhje sipas KQZ-së

Radoniqi: 7 qershori, data më e përshtatshme për zgjedhje sipas KQZ-së

Policia parandalon një rast kontrbandimi me mallra nga Serbia, zbulohen rreth 155 kg duhan

Policia parandalon një rast kontrbandimi me mallra nga Serbia, zbulohen rreth 155 kg duhan

Maqedonci takon përfaqësuesin japonez, diskutohet forcimi i bashkëpunimit Kosovë–Japoni

Maqedonci takon përfaqësuesin japonez, diskutohet forcimi i bashkëpunimit Kosovë–Japoni

Kosova në zgjedhje të reja, takohen Haxhiu e Radoniqi

Kosova në zgjedhje të reja, takohen Haxhiu e Radoniqi

BE vendos Kosovën në listën e vendeve “të sigurta”

Von der Leyen: BE-ja duhet të rrisë koordinimin energjetik dhe të ulë varësinë nga importet

Franca thotë se Izraeli duhet të tërhiqet nga territori libanez

Franca thotë se Izraeli duhet të tërhiqet nga territori libanez

Radoniqi: 7 qershori, data më e përshtatshme për zgjedhje sipas KQZ-së

Radoniqi: 7 qershori, data më e përshtatshme për zgjedhje sipas KQZ-së

Policia parandalon një rast kontrbandimi me mallra nga Serbia, zbulohen rreth 155 kg duhan

Policia parandalon një rast kontrbandimi me mallra nga Serbia, zbulohen rreth 155 kg duhan

Maqedonci takon përfaqësuesin japonez, diskutohet forcimi i bashkëpunimit Kosovë–Japoni

Maqedonci takon përfaqësuesin japonez, diskutohet forcimi i bashkëpunimit Kosovë–Japoni

Kosova në zgjedhje të reja, takohen Haxhiu e Radoniqi

Kosova në zgjedhje të reja, takohen Haxhiu e Radoniqi

Dogana e Kosovës konfiskon mbi 122 mijë euro në veturën që e drejtonte shtetasi rumun

Dogana e Kosovës konfiskon mbi 122 mijë euro në veturën që e drejtonte shtetasi rumun

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën