TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Lansohet fushata “Bëje tënden – Regjistroje Pronën!”

nga TËVË 1
17 Tetor, 2024
0
A A
Lansohet fushata “Bëje tënden – Regjistroje Pronën!”

Të mërkurën është lansuar fushata e vetëdjësimit për regjistrimin e pronës së paluajtshme në Kosovë “Bëje tënden. Regjistroje Pronën!”, e cila shënon një hap drejt fuqizimit të grave, të rinjve dhe grupeve të margjinalizuara në Kosovë për qasje të barabartë dhe pa diskriminim në të drejtën e pronës.

Në hapje të konferencës, drejtori i ATRC-së, Kushtrim Kaloshi tha se ky projekt shënon një fazë të re dhe jetike për të ndërgjegjësuar qytetarët në regjistrimin e pronës së paluajtshme, veçmas për audiencat e synuara si gratë, të rinjtë dhe grupet e margjinalizuara.

“Kjo nismë e përbashkët ka për qëllim të forcojë të drejtat e pronësisë për qytetarët e Kosovës dhe të adresojë sfidat të cilat përballen qytetarët në rastin e regjistrimit të pronës në vendin tonë. Deri më tani organizatat partnere të programit kanë zhvilluar më shumë se 3 mijë e 500 vizita derë më derë ndërsa 6 mijë e më shumë është targeti për të informuar qytetarët”, theksoi Kaloshi.

Partnerët e tjerë të këtij projekti nga Ministria e Mjedisit, Agjencia Kadastrale e Kosovës dhe Agjencia për Ndihmë Juridike Falas kanë theksuar nevojën e domosdoshme për këtë fushatë si një mënyrë e duhur për të mbështetur edhe në aspektin e ndërgjegjësimit publik dhe punën e institucioneve shtetërore në ndërlidhje me sektorin e kadastrit dhe pronës të paluajtshme.

“I kemi të ndara dy fusha kryesore ku do të kemi bashkëpunim të ngushtë, fusha e parë ka të bëjë me rindërtimin e informacioneve kadastrale ku janë të përfshira 32 komuna dhe 115 zona kadastrale, gjithashtu edhe te pjesa e adresave ku jemi në fazën e kompletimit të adresave por njëkohësisht jemi në fazën ku qytaetarët duhet të informohen dhe të kuptojnë që në RKS është vetëm një sistem i adresave dhe nuk ka sisteme të tjera”, potencoi Avni Ahmeti –drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kadastrale të Kosovës.

“Në këtë projekt janë paraparë ndihma ligjore duke filluar nga këshillat juridike, përpilimi i shkresave dhe përfaqësimi në procedura gjyqësore lidhur me çështjen e pronës por edhe me të tjera që ndërlidhen me ndihmën juridike falas. Përvec klinikës mobile e cila do të jetë në teren edhe në ato pjesë ku APNJF nuk ka zyrë rajonale dhe mobile do të shkojë klinika mobile, ku përveç ndihmës juridike ligjore do të ofrojë edhe këshilla juridike falas”, tha Faton Jashari u.d. i drejtorit të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas.

Në emër të Bankës Botërore si mbështetëse e projektit PIAKOS, Caleb Travis Johnson – Zëvendësdrejtues i Projekteve REGIP/PIAKOS, ka thënë se ky projekt është i nevojshëm për shoqërinë e Kosovës.

“Ndërgjegjësimi dhe pjesëmarrja e publikut do të jenë thelbësore për të siguruar suksesin e këtyre iniciativave. Bashkëpunimi midis qeverisë dhe shoqërisë civile është një mënyrë ideale për të siguruar një arritje maksimale te personat e cenueshëm në të gjithë vendin. Media, në të gjitha format e saj, do të luajë një rol vendimtar në suksesin e fushatave të ndërgjegjësimit publik të financuara nga PIAKOS, qoftë përmes mediave lokale, rrjeteve sociale, reklamave në radio apo broshurave të shtypura”, tha Caleb Travis Johnson – zëvendësdrejtues i Projekteve REGIP/PIAKOS.

Në hapje të fushatës, u diskutua roli kyç i regjistrimit të pronës së paluajtshme në zhvillimin ekonomik dhe përmirësimin e kushteve sociale në Kosovë.

Paneli i diskutimit me temën “Roli i Mediave në Fuqizimin e Grave, të Rinjve dhe Komuniteteve Jo-Shumicë përmes të Drejtave Pronësore” u fokusua në rëndësinë e mediave në promovimin e regjistrimit të pronës dhe edukimin e qytetarëve mbi proceset e regjistrimit të pronës së paluajtshme.

“Bëje tënden. Regjistroje Pronën!” është më shumë se një slogan; është një thirrje për veprim për të gjithë qytetarët e Kosovës që të marrin nën kontroll të drejtat e tyre dhe të kontribuojnë në një të ardhme më të qëndrueshme dhe të barabartë për të gjithë.

“Banka Botërore, SPF, Agjencia Kadastrale e Kosovës, dhe Agjencia për Ndihmë Juridike Falas janë ndër partnerët kryesorë që mbështesin këtë iniciativë, e cila synon të zgjerojë qasjen në të drejtat e pronësisë për të gjithë, duke ndërtuar një të ardhme të sigurtë për qytetarët e Kosovës”, thuhet në komunikatë.

ATRC-ja si implementuese e këtij projekti, ka përfshirë edhe një 11 OJQ për të punuar me grupet e synuara të fushatës në terren, duke vizituar shtëpi, shkolla, universitete dhe organizuara trajnime me institucionet kyçe në të gjitha komunat e Kosovës, përfshirë edhe ato në veri.

Tags: "Bëje tënden - Regjistroje Pronën!"ATRC
ShareTweet

Postime të ngjashme

Dita e Pavarësisë në ShBA, ambasadori Dugolli: Krah për krah me aleatin tonë më të madh

Dita e Pavarësisë në ShBA, ambasadori Dugolli: Krah për krah me aleatin tonë më të madh

Zjarr i madh në Golesh

Rreziku nga zjarret – ndalohet përdorimi i fishekzjarrëve dhe ndezja e zjarreve në ambientet e hapur

Osmani pret në takim deputetët britanikë, rikonfirmohet mbështetja për Kosovën

Osmani pret në takim deputetët britanikë, rikonfirmohet mbështetja për Kosovën

Kurti: Kosova, dëshmi se zhvillimi ekonomik e progresi demokratik ecin së bashku

Kurti: Kosova, dëshmi se zhvillimi ekonomik e progresi demokratik ecin së bashku

Dita e Pavarësisë në ShBA, ambasadori Dugolli: Krah për krah me aleatin tonë më të madh

Dita e Pavarësisë në ShBA, ambasadori Dugolli: Krah për krah me aleatin tonë më të madh

Zjarr i madh në Golesh

Rreziku nga zjarret – ndalohet përdorimi i fishekzjarrëve dhe ndezja e zjarreve në ambientet e hapur

Ardon Jashari nuk udhëton me Club Brugge për ndeshjet miqësore – po kërkon kalimin tek Milani

Ardon Jashari nuk udhëton me Club Brugge për ndeshjet miqësore – po kërkon kalimin tek Milani

Lojtari i preferuar i Laportas mund të transferohet tek Barcelona për 70 milionë euro

Lojtari i preferuar i Laportas mund të transferohet tek Barcelona për 70 milionë euro

Zbulohet arsyeja e mungesës së Ronaldos në varrimin e Jotas

Zbulohet arsyeja e mungesës së Ronaldos në varrimin e Jotas

Jamie Bynoe-Gittens zyrtarisht lojtar i Chelseat

Jamie Bynoe-Gittens zyrtarisht lojtar i Chelseat

Phone 3 është flagshipi i parë i vërtetë i Nothing

Phone 3 është flagshipi i parë i vërtetë i Nothing

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X