TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Lamtumirë, Zijadin Gashi!

by Fidan Zejnullahu
1 vit ago
0
A A
Abdixhiku për Zijadin Gashin: Një zë i paepur i së vërtetës

Ka ndërruar jetë në moshën 51 vjeçare, ish-kryeredaktori i Tëvë1, Zijadin Gashi, i cili në muajt e fundit të jetës u përball me tumorin në tru. Për vdekjen e gazetarit, kanë njoftuar familjarët, ndërsa lamtumira e fundit ju dha këtë mesditë në varrezat e kryeqytetit. 

Karrierën e filloi në vitin 1997.

E shumë shpejt Zijadin Gashi u bë një ndër emrat më të njohur të gazetarisë në Kosovë.

Si gazetar që kryesisht e mbulonte politikën, Gashi u punësua në gazetën “Kosova Sot”

Terrenet e vështira në kohë luftë më të, i mban në mend ish kolegu i tij, Nazmi Elezi.

Ky kujton ditën kur bashkë me Gashin, po e përcillnin nisjen e delegacionit kosovar për në Rambuje.

“Zijadini kryesisht e ka përcjellë politikën dhe na ndalën (policia serbe në një punkt në hyrje të Sllatinës). Më bëri përshtypje ajo gjakftohtësia e tij, si një gazetar i pjekur edhe pse i ri në moshë dhe provokimeve që na i bëri polici diti t’i përballonte mjaftë mirë. I thashë Zijadin më befasove, më tha unë kështu i qetë jam edhe në jetë”, tha ish-kolegu i Zijadin Gashit, Nazmi Elezi.

E këtë vit, Zijadin Gashi njoftoi se u diagnostikua me tumor në tru.

Për këtë iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjike, për të cilën tha se rezultoi e suksesshme.E vetëm 4 muaj pas këtij operimi, familjarët dhanë lajmin se Zijadin Gashi, humbi betejën me këtë sëmundje në moshën 51 vjeçare.

“Edhe pse një gazetar shumë i ri, ishte një profesionist i vërtetë dhe sot konsideroj që gazetaria ka humbur një profesionist dhe gazetar të veçante dhe të rrallë. Sepse A-ja e gazetarisë së tij, ka qenë e vërteta dhe profesionalizmi”, tha Elezi.

Zijadin Gashi si gazetar, raportoi për ngjarjen më të rëndësishme të historisë së fundit të Kosovës.

Njërin nga momentet që nuk e harroi kurrë, e ndau me shikuesit në kohën sa ishte kryeredaktor i Tëvë1.

Për kontributin e jashtëzakonshëm në gazetari në rrethanat e okupimit, para dhe gjatë luftës në Kosovë, së fundmi AGK i ndau edhe një mirënjohje.

“Është një humbje për të gjithë kolegët, për të gjitha mediat ku ka punuar, duke përfshirë televizionin Tëvë1 në të cilin ka punuar së fundmi. Emri i tij është pjesë e historisë së gazetarisë në Kosovë, prandaj ka qenë një prej atyre të cilët i kemi nderuar gjatë këtij viti në rastin e 25 vjetorit të Çlirimit të Kosovës, për kontributin që e ka dhënë para luftës në Kosovë”, u shpreh kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha.

Zijadin Gashit, iu dha lamtumira e fundit mesditën e së martës në varrezat e kryeqytetit, na lagjen Arbëria.

Punën si gazetar për tri dekada të Gashit, të martën e nderuan figurat më të rëndësishme në vend.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nuk e siguroi dot dëshmitarin, ZPS-ja kërkon pranimin e deklaratës se tij me shkrim në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

​KASH: Procesi në Hagë rrezikon të deformojë të vërtetën historike të Luftës së Kosovës

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren

Vdes një 59-vjeçar pasi ra në një bunar në Kaçanik, policia jep detaje

Avokatja e Naim Murselit: S’kam informacion për kohën e qëndrimit të tij në Psikiatri

Naim Murseli sot do të paraqitet sërish para gjykatës

​Sot fjalët përmbyllëse të mbrojtjes së Hashim Thaçit në Hagë

​Sot fjalët përmbyllëse të mbrojtjes së Hashim Thaçit në Hagë

Nuk e siguroi dot dëshmitarin, ZPS-ja kërkon pranimin e deklaratës se tij me shkrim në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

​KASH: Procesi në Hagë rrezikon të deformojë të vërtetën historike të Luftës së Kosovës

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren

Vdes një 59-vjeçar pasi ra në një bunar në Kaçanik, policia jep detaje

Avokatja e Naim Murselit: S’kam informacion për kohën e qëndrimit të tij në Psikiatri

Naim Murseli sot do të paraqitet sërish para gjykatës

Stres intensiv: Cilat ushqime duhet të kufizoni?

Stres intensiv: Cilat ushqime duhet të kufizoni?

​Sot fjalët përmbyllëse të mbrojtjes së Hashim Thaçit në Hagë

​Sot fjalët përmbyllëse të mbrojtjes së Hashim Thaçit në Hagë

Tentimi i 35-të sot në Kuvend

Sot mbahet seanca për konstituimin e Kuvendit

E shtuna me reshje shiu

Parashikimi i motit për të mërkurën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën